ARKATANA

Me pranga elektronike në këmbë, kosovari zihet sërish në krim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ai i bartte prangat pasi më parë ishte dënuar me tre vjet e tre muaj për një tentim vrasjeje të ndodhur tri vite më parë.

Në mbrëmjen e vonë të të premtes është plagosur me disa therje thike një 28 vjeçar nga Eltville. E veçanta e këtij rasti është se njëri ndër të dyshuarit që është gjetur në vendin e krimit, ishte një shtetas kosovar që kishte në këmbë prangat elektronike për mbikëqyrje.

Ato, kosovari 33 vjeçar i bartte pasi ishte dënuar me tre vjet e tre muaj për një tentim vrasjeje të ndodhur tri vite më parë. Ishte fjala për një akt hakmarrjeje që kosovari e kishte bërë për një rrahje që kishte pësuar më parë. Dënimin ia kishte shqiptuar tri javë më parë një gjykatë në Wiesbaden.

UBT

Ai ndodhet në paraburgim ku po hetohet roli i tij në sulmin me thikë që ka ndodhur të premten, shkruan Wiesbadener Kurier. Nga ana tjetër i dyshuari tjetër, një 22 vjeçar nga Wiesbadeni është duke u ndjekur nga policia ndërsa një 30 vjeçar i pranishëm në akt, është liruar nën garancitë e dhëna.

Të katër të përfshirët në këtë sulm, sipas policisë janë të njohur në mes vete, disa prej tyre madje kishin banuar bashkë në një banesë në Eltville./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.