Me politikë të inkriminuar, harrojeni BE-në
Pavarësisht faktit që zyrtarët e lartë të shtetit po provojnë ta mbajnë gjallë shpresën e qytetarëve që në vitin vijues Kosovës t’i hapet rruga për integrime evropiane, me liberalizimin eventual të vizave, analistët politikë theksojnë se një pritje e tillë është krejtësisht e kotë, ngase pa pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk ka perspektivë evropianë as për shtetin, as për qytetarët e izoluar.
Pastrimi i institucioneve, i domosdoshëm,shkruan gazeta Kosova Sot.
Pavarësisht faktit që zyrtarët e lartë të shtetit po provojnë ta mbajnë gjallë shpresën e qytetarëve që në vitin vijues Kosovës t’i hapet rruga për integrime evropiane, me liberalizimin eventual të vizave, analistët politikë theksojnë se një pritje e tillë është krejtësisht e kotë, ngase pa pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk ka perspektivë evropianë as për shtetin, as për qytetarët e izoluar. Tanimë dihet që nëpër këtë filtër kanë kaluar shumë shtete që sot janë pjesë e BE-së, por sa i takon rastit të Kosovës, shpresa e vetme mbetet që Gjykata Speciale të jetë njëra nga ato institucione të fuqishme dhe më të guximshme që do ta nisë pastrimin e “peshqve të mëdhenj” nga jeta politike e institucionale, për të qenë më e lehtë të merren vendorët më pastaj me “peshqit e vegjël”. Një skenar të tillë e sheh shpresë të vetme për dekriminalizim të politikës dhe institucioneve, për të hapur edhe perspektivën evropiane, analisti politik Nexhmedin Spahiu. “Po, kështu është menduar funksionimi i Gjykatës Speciale, por unë kam frikë se brezi i ri i politikanëve do të jetë akoma më i keq se ky. Ne nuk jemi duke punuar për të ardhmen. Kam frikë se ne vazhdimisht do të na duhen Gjykata Speciale”, tha Spahiu.
Gjykata nuk na i zgjidh problemet
Sipas analistit politik Arsim Haziri, Kosova me këtë nivel të qeverisjes vështirë e ka të anëtarësohet në struktura evropiane. “Gjykata Speciale shumë mendohet për të qenë faktori vendimtar në eliminimin e krimit dhe gjithnjë e më shumë besohet për një hetim të pavarur dhe të paanshëm për kokat e krimit. Kriminaliteti politik është aq në masë të madhe, sa institucionet e Kosovës e kanë të pamundshme të merren me të. BEja nuk pretendon të zhvillojë negociata me ato shtete që dominohen skajshëm prej sovranitetit të reduktuar, në këtë pikë Kosova vuan tejet shumë”, tha Haziri. Sipas njohësit tjetër të këtyre proceseve Bejtullah Ibrahimit, Kosova duhet t’i hapë vetvetes perspektivën e integrimit evropian dhe të mos i varë shpresat në Gjykatën Special, që për motiv krijimi ka një qëllim krejtësisht të natyrës tjetër. “Kosova, realisht gjithandej sistemit ka probleme të mëdha, duke filluar nga aspekti ekonomik, politik, i drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, ku gjithë këto probleme secila në vete prodhon stagnim të zhvillimit të gjithmbarshëm dhe në këtë kuadër edhe zhvillimin e vlerave demokratike evropiane dhe përfundimisht integrimin në familjen evropiane. Ideja se me themelimin dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale do t’i eliminojë dhe do ta çlirojë Kosovën nga stagnimi i integrimeve evropiane, mendoj se është gabim për faktin se, karakteri i Gjykatës Speciale për realitetin në Kosovë është në kundërshtim me vlerat të cilat bart në vete shteti ynë’, tha Ibrahimi për “Kosova Sot”.”,12_14829081241569300041.gif
7,61894,8:01,Dardan Molliqaj