UBT

Me përvjetorët e trishtimit njerëzor, Mobilizimi – dhuna dhe sfidat

/ 3 minuta lexim
HW

Po mbushen 17 vjet, nga dita e Mobilizimit të dhunshëm. Personazhi i gjallë i këtyre ngjarjeve sa të dhimbshme edhe aq krenare, Nexhmedin Saqipi, përkujton trishtimin njerëzor me një libër monografik, i cili së shpejti do ta shoh dritën e botimit.

Të gjithë e pranojnë se nga presionet dhe provokimet më të rënda psikike, ishte Mobilizimi i dhunshëm. “Për ta pranuar mobilizimin, është dashur shumë guxim, maturi, këmbëngulësi, besim, për t’u bërë “kurban i popullit” për ta shpëtuar popullatën nga eksodi i vërtetë”, thotë, autori i librit, Nexhmedin Saqipi, i cili me mjeshtëri i ka përshkruar ngjarjet, që i prinë dhe pasuan Mobilizimit.

Më 24 prill 1999, ditë e shtunë, lajmi merr dhenë se janë ftuar 150 të rinj vetëm nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, me ftesë për tu mobilizuar në radhën e Ushtrisë Jugosllave, me moton “ta mbrojmë Atdheun!”.

Ftesa për mobilizim erdhi pikërisht pasi Ushtria Jugosllave u vërtetua se Tërnoci ishte i palëkundur në rrugën e qëndresës për t’i mos i braktisur vatrat stërgjyshore. Këtë stoicizëm qytetarët tërnocas e treguan edhe pas një varg provokimesh nga radhët e pushtetit ushtarak qoftë përmes kërcënimeve, bastisjeve, qoftë përmes nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë dhe dërgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”.

United Hospital

Bujanoci dhe Presheva, ishin kthyer me sy e veshë nga Tërnoci. Pritnin kolonat e të zhvendosurve, për të ikur në Maqedoni dhe më larg, por ja që ndodhi Mobilizimi dhe të mobilizuarit i dhanë fund eksodit të tmerrshëm.

Libri përbëhet prej 5 kapitujve, nëpër të cilat përshkruhen ngjarjet, që nga vitet e 90 – ta e deri, në vitin 1999, kur ndodhi Mobilizimi dhe ngjarjet që pasuan pas tij.

Nexhmedin Saqipi, autori i librit monografik “Mobilizimi – dhuna dhe sfidat”, paraqet një kontribut serioz për një periudhë të frikshme dhe të rrezikshme nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar.

Libri monografik “Mobilizimi – dhuna dhe sfidat”, do të përmbush një boshllëk rreth një ngjarje reale e cila ngriti peshë njerëzimin, si dhe do të jetë një udhë-rrëfim për brezat e rinj, për të mësuar për të kaluarën dhe një përkujtim për brezat e vjetër, të cilët e provuan vetë një periudhë,që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën njerëzore,të Tërnocit dhe më gjerë, njofton ternocipress./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.