GRANDEMALL

Me perime të gjelbra kundër diabetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën sesi organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme.

Perimet konsiderohen si armiqtë më të mirë që frenojnë komplikacionet që diabeti sjell në organizëm, transmeton “Zeri.info”.

Konkretisht dieta ushqimore duhet të ketë në përmbajtje të saj sasi të bollshme ditore të perimeve të gjelbra.

Përdorimi i gjallë i këtyre perimeve në sasi të mjaftueshme, si gjatë drekës apo dhe darkës, çdo ditë, është një mundësi e mirë për ta kontrolluar këtë sëmundje.

Kjo pasi në përmbajtje të tyre gjenden sasi të shumta antioksiduesish, vitaminash dhe kripërash minerale dhe fibra, të cilat luftojnë radikalet e lira, që pengojnë qarkullimin e lëndëve ushqimore nëpërmjet gjakut për në organet e tjera jetësore.

Eco Higjiena

Sa më pak të gatuara të jenë perimet, aq më mirë i bëjnë organizmit, pasi gatimi shpeshherë humbet sasinë e vitaminës C, që perimet kanë në përmbajtje të tyre, së bashku me shumicën e mineraleve që i shoqërojnë, përcjell “Zeri.info”.

Është e këshillueshme pirja e ujit në të cilin më parë janë zier perimet.

Ky ujë ka në përmbajtje të tij sasi të bollshme të mikroelementeve të dobishme, siç janë: zinku, magnezi, kaliumi, të cilat e ndihmojnë organizmin t’i kryejë më me lehtësi funksionet.

Mirëpo, këshillohet që perimet mos të zihen tepër shumë, pasi ato mund të humbin vlerat e tyre ushqyese dhe pastaj nuk e kanë efektin e dëshiruar për shëndetin.

Po ashtu duhet pasur kujdes edhe me kombinimin e tyre, pasi disa prej tyre nuk përkojnë me njëra-tjetrën. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.