RCCOLA

Me paratë e krimit pushtetarët i blejnë prokurorët e gjyqtarët

/ 9 minuta lexim
RCCOLA

Korrupsioni dhe krimi nuk mund të luftohen nga institucione të dirigjuara nga politika

“Është fakt i pamohueshëm se paratë qindra milionëshe të mafio-oligarkëve që janë pasuruar kundërligjshëm gjatë këtyre viteve në Kosove janë derdhur në parajsat fiskale, siç janë Malta, Panama,”Virgin British” , Islandë etj., dhe mbi këto firma të këtyre mafio-oligarkëve prokurorët e kanë obligim të ngritin hetimet dhe t’u konfiskohen pasuritë e paligjshme. Asgjë nuk e pengon Prokurorinë Speciale që të hetojnë pronat e mëdha të politikanëve te inkriminuar, qoftë në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Dubai, e deri në Maltë e në Panama, pasi Kosova ka mundësi bashkëpunimi të gjerë me drejtësinë e vendeve të tjera si shtet i pavarur. Por, duke e njohur gjendjen në sistemin e drejtësisë kosovare, zor se kjo mund të bëhet nga prokurorët aktualë”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë dhe analistët po e shohin mungesën e vullnetit dhe mosveprimit nga drejtësia Kosovare, për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë e zyrtarëve të shtetit të investuar e fshehur jashtë vendit, si një nga pasojat më serioze të lidhjes së drejtësisë me krimin dhe kapjen e këtij sistemi nga politika kromogjene.

Madje, sipas njohësve të kësaj fushe, tanimë asgjë nuk e pengon Prokurorinë Speciale që të hetojnë pronat e mëdha të politikanëve te inkriminuar, qoftë në Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Dubai e deri në Maltë e Panama, pasi që Kosova ka mundësi bashkëpunimi të gjerë me drejtësinë e vendeve të tjera si shtet i pavarur. Nga aq sa opinioni është i informuar, deri më sot nuk është hetuar asnjë pasuri e politikanëve te inkriminuar, as brenda vendit e as jashtë vendit, kur dihet se destinacioni i qindra miliona eurove të vjedhura për afro 20 vjet, përveçse në prona në Kosovë, ka përfunduar sidomos e masivisht në llogaritë bankare në parajsa fiskale jashtë Kosovës.

Burjani: Askush nuk merret me interesin e qytetarit për të ndalur korrupsionin

Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjani, suksesi në këtë drejtim nuk do të mungonte nëse institucionet e sundimit të ligjit do të ishin krejtësisht të pavarura. “Prokuroria duhet të ushtrojë kompetencat që ka, duhet të ushtrojë detyrat e përcaktuara. Edhe ndjekja ‘ex officio’ është e detyrueshme për të gjitha rastet e dyshuara, kuptohet nëse ka prova dhe së paku duhet të hetohen dyshimet për çfarëdo vepre penale, edhe te pasurimi pa bazë. Dihet që pasurimi pa bazë dhe korrupsioni janë fenomene që po dëmtojnë ekonominë vendore, po e varfërojnë qytetarin për çdo ditë, sepse nuk po kryhen shërbimet si duhet me paratë që qytetarët i paguajnë në formë taksash. Pra, askush nuk merret me interesin e qytetarit për të ndalë korrupsionin, nepotizmin, zhvatjen e tmerrshme të parasë publike me paga enorme jashtë secilit standard kosovar”, theksoi Burjani për “Kosova Sot”.

LIU: PROKURORIA DUHET TË ZGJOHET NGA GJUMI Sipas analistit Bislim Aliu, nëse vërtet duam të kemi shtet ligjor, atëherë Prokuroria duhet të zgjojet nga gjymi dhe të fillojë të jetojë të gjitha format e pasurimit të zyrtarëve të lartë të shtetit, kanalet nga e kanë siguruar ata këtë pasuri.”Gjithsesi dhe patjetër është dashur që Prokuroria të hetojë pasurinë e “peshqve të mëdhenj” të politikës dhe nëntokës kriminale, të cilën e kanë fshehur jashtë vendit. Deri më tani po fitohet përshtypja sikur Prokuroria Speciale dhe ajo e shtetit nuk kanë guxuar, por mbase as tani nuk guxon që t’i hetojë pronat e mëdha të politikanëve të inkriminuar, si në Shqipëri, në Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Dubai, e deri te Malta e Panamaja. Është koha të veprohet, sepse pasuritë e tilla janë krijuar me zhvatjen e buxhetit që është mbledhur nga paratë e taksave të qytetarëve të ndershëm të këtij shtetit. Është i papranueshëm fakti pse gjer më tani nuk është hetuar asnjë pasuri e politikanëve të inkriminuar, as brenda vendit dhe as jashtë vendit, kur dihet qartas se destinacioni i qindra miliona eurove të vjedhura, për afro 20 vite, përveçse në prona në Kosovë, ata kanë përfunduar, sidomos dhe në mënyrë masovike, në llogaritë bankare në parajsa fiskale jashtë vendit”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

KAPITI: PUSHTETARËT E INKRIMINUAR E BLEJNË DHE E KORRUPTOJNË EDHE DREJTËSINË!

Fundamenti

Sipas analistit dhe njohësit të kësaj fushe, Skënder Kapiti, korrupsioni dhe krimi kanë përmasa globale dhe nuk mund të luftohen nga institucione të dirigjuara e të instrumentalizuara nga politika e një vendi.”Është shumë vështirë për të zbuluar dhe konfiskuar pasuritë e fituara në rrugë kriminale dhe korruptive, sidomos të politikanëve e të pushtetarëve të inkriminuar. Kjo sepse ata janë perfeksionuar në fshehjen e parave dhe të pasurive. Dhe së dyti, duke qenë shumë të fuqishëm financiarisht, ata jo vetëm se frikësojnë hetimin, gjyqtarët e prokurorët për t’i hetuar dhe për t’ua konfiskuar pasuritë e fituara prej tyre joligjërisht, por kriminalisht dhe korruptivisht, por ata e blejnë dhe e korruptojnë edhe drejtësinë, edhe politikën vendore, por edhe ndërkombëtarët. Këto janë arsyet kryesore të mosvënies para ligjit dhe para drejtësisë të asnjë prej personazheve të lartë të politikës dhe të drejtësisë, pavarësisht se faktet dhe denoncimet janë dhe ekzistojnë. Korrupsioni është krimi më i organizuar, në bazë të të cilit qëndron forca e parasë, e cila sfidon pushtetin dhe drejtësinë. Korrupsioni ky fenomen global ka pasoja katastrofike për vendet e vogla, të varfra e të pazhvilluara dhe të prapambetura demokratikisht e civilizisht, siç janë Shq

PRETENI: DREJTËSIA NUK KA VULLNET TË HETOJË PASURINË E ‘PESHQVE TË MËDHENJ’

Sipas Hasan Pretenit, ish-kryesues në dy mandate i Agjencisë Kundër Korrupsionit, kjo fushë hetimi e pasurisë së ‘peshqve të mëdhenj’ nga drejtësia nuk po bëhet pasi që nuk ka vullnet, jo se nuk është verifikuar pasuria, por edhe në rastet e vërtetuara për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nuk është dënuar askush.”Deklarimi i pasurisë dhe publikimi i tyre nuk është duke u përdorur si duhet. Njësiti i Inteligjencës Financiare duhet t’i përcjellë “lëvizjet” bankare të zyrtarëve të pasuruar shpejt dhe shumë. Prokuroria duhet t’i hetojë të gjitha rastet që zyrtarët po krijojnë patundshmëri që nuk justifikohet me të hyrat e krijuara dhe në fund qytetari duhet t’i dënojë me votë të gjithë ata që janë pasuruar shumë dhe shpejt. Mundësitë e ‘shfrytëzimit’ të deklarimit të pasurisë janë të mëdha, por fatkeqësisht nuk po përdoren. Problem shumë i madh është edhe mosdeklarimi i pasurisë në tërësi, qytetari ka shumë informata, por po heziton t’i denoncojë ato dhe ka të drejtë, sepse pikëpyetja është se si t’i besohet një hetuesie politike të kapur dhe të korruptuar. Si t’i besohet një hetuesie, e cila në vend të hetimit ajo e heton dhe e dekonspiron denoncuesin. Qytetari është i vetëdijshëm dhe i gatshëm për bashkëpunim, por si për besim, si për dashuri dhe si për luftë duhet të ketë vullnet të dyanshëm”, theksoi Preteni për “Kosova Sot”.

Sipas Pretenit, qytetari nuk u beson institucioneve të vendit dhe ky është problemi më madhor i Kosovës.

KELMENDI: PARATË E PUSHTETARËVE JANË FSHEHUR NËPËR PARAJSAT FISKALE JASHTË KOSOVËS

Analisti dhe publicist Naim Kelmendi i ka thënë gazetës “Kosova Sot” se është një fakt i pamohueshëm se paratë qindra milionëshe të mafio-oligarkëve që janë pasuruar kundërligjshëm gjatë këtyre viteve në Kosovë janë derdhur në parajsat fiskale, siç janë Malta, Panama,”Virgin British” Islandë etj., dhe mbi këto firma të këtyre mafio-oligarkëve prokurorët e kanë obligim të ngritin hetimet dhe t’u konfiskohen pasuritë e paligjshme.”Por duke e njohur gjendjen në sistemin e drejtësisë kosovare zor se kjo mund të bëhet nga prokurorët aktualë, të cilët nuk kanë denjuar as deri më tash të tregojnë më shumë efikasitet dhe vullnet profesional në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit të nivelit të lartë. Mbase dhe mund të ekzistojnë raste në Prokurorinë Speciale, apo edhe në ato themelore, ku mund të hetohen qindra miliona eurot e mafio-oligarkëve, të cilët paratë i kanë fshehur nëpër parajsat fiskale jashtë Kosovës, ndërsa kompanitë e tyre në këto parajsa fiskale i kanë bërë si kompani “nënë”, apo pronare të kompanive të tyre në Prishtinë, por për opinionin publik deri më tani nuk janë raportuar raste të tilla”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas njohësit të kësaj fushe, analistit Hidajet Ahmeti, është fakt i pamohueshëm që veprimet vetëm formale e jo përmbajtjesore në pushtetin gjyqësor kanë dëmtuar substancën e Republikës së Kosovës dhe e kanë gjunjëzuar sistemin e drejtësisë edhe karshi politikanëve të pushtetshëm.”Kjo logjikë e instrumentalizmit të sistemit të drejtësisë nga politika, e posaçërisht instrumentalizimi i prokurorëve e gjyqtarëve, ka bërë që të realizohet pa pengesë edhe amnisitmi dhe mbijetesa e politikanëve të korruptuar e të kriminalizuar”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)