Eko Higjiena

Me pamjen prej zonje të vërtetë, Adelina Ismaili i bën për vete fansat me imazhet e fundit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, përmes rrjeteve sociale Ismaili ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt televiziv.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të tregohet mjaft aktive për fansat edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja e hiteve publikoi disa fotografi të reja, ku u shfaq me një model të detajuar flokësh, ndërsa kishte të veshur një sako të zezë.

Uji Dea

Ndryshe nga ç’mund të shihet në paraqitjet e saj skenike, Adelina në këto imazhe mori pamjen e një dame të vërtetë.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat e shumtë nuk munguan, shumica prej të cilëve e komplimentuan për dukjen e saj në këtë paraqitje.

Ismaili viteve të fundit është më pak aktive në tregun muzikor, duke qenë e përkushtuar maksimalisht në jetën e saj private, si një bashkëshorte dhe nënë e një djali trevjeçar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.