Më pak vepra kriminale në Kamenicë, Matoshi falënderon qytetarët

Kamenicë – Fatmir Matoshi në një takim që ka pasur me këshillat Lokale për Siguri Publike dhe me ata të Stacionit të Policisë është informuar se vetëm në sektorin e dytë në vitin 2015 janë regjistruar 36 raste më pak të veprave kriminale.
Fatmir Matoshi nënkryetar i Komunës ka marrë një lajm të mirë nga organet e sigurisë pasiqë sipas raporteve dhe statistikave në këtë komunë ka rënie të veprave kriminale.
Matoshi ka thënë se vetëm në sektorin e dytë vitin 2015 janë regjistruar 36 raste më pak të veprave kriminale. “Kjo është meritë e qytetarëve të Kamenicës, policisë, këshillave lokale dhe institucioneve komunale” ka thënë ai./rajonipress/