HW

Më pak seanca, më shumë miliona për deputetët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbi 6.5 milionë euro ka shpenzuar gjatë vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës për paga, mëditje, dreka zyrtare dhe karburante. Pavarësisht se gjatë vitit 2015 janë mbajtur më pak seanca plenare, për shkak të bllokimit të opozitës, shpenzimet e legjislativit janë rritur në raport me vitet paraprake.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 ka shpenzuar mbi 6.5 milionë euro për paga dhe mëditje, udhëtime, dreka e darka dhe për karburante. Kjo shumë është më e lartë krahasuar me vitet paraprake, pavarësisht faktit se në sesionin vjeshtor Kuvendi ka mbajtur më pak seanca plenare për shkak të bllokimit nga subjektet opozitare.

FIDANISHTJA

Pagat janë paguar për 329 të punësuar, si dhe për 48 deputetë të legjislaturës së katërt, të cilët kanë realizuar pagat kalimtare (pagë njëvjeçare për ish-deputetët) deri më 7 maj 2015.

Analistët politikë në vend thonë se shpenzimet e Kuvendit në vitin e kaluar janë në mospërputhje me punën që është bërë, pasi ata kujtojnë faktin se vetëm 34 për qind e agjendës legjislative është plotësuar, përkatësisht nga 137 ligje sa ishin paraparë të miratoheshin, janë miratuar vetëm 47 prej tyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.