ARKATANA

Më pak ministra në qeverinë e ardhshme

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Nëntëmbëdhjetë ministra, gjashtë zëvendëskryeministra dhe mbi dyzetë zëvendësministra, bëri që kabineti qeveritar i Thaçit të konsiderohet më i madhi në rajon.

Meqë këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë nisur të mendojnë që në mandatin e ardhshëm të zvogëlojnë numrin e dikastereve ministrore. Një gjë të tillë po e mendon edhe Thaçi nëse do të jetë kryeministër në mandatin e ardhshëm, partitë që në ketë mandat ishin në opozitë si dhe shoqëria civile.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryetar i PDK-së tha për KosovaPress se ata janë duke e studiuar organizimin dhe riorganizimin e qeverisë në mandatin e ardhshëm qeverisës në rast se PDK do t’i fitoj zgjedhjet.

“Nuk ka rast ose nëse, PDK-ja do të jetë partia e parë, do të jetë fituese e zgjedhjeve, ndërsa, organizimin ose riorganizimin qeverisës jemi duke e studiuar bashkë me ekspertë perëndimor që t’ia përshtatim kushteve dhe rrethanave për mandatin e ardhshëm”, tha kreu i qeverisë Thaçi.

Një gjë të tillë po e kërkojnë edhe shoqëria civile, duke vlerësuar se është e pajustifikueshme që një shtet i ri si Kosova, të ketë qeverinë më të madhe në rajon, por edhe më gjërë.

Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Fol, tha për KosovaPress se në dy mandatet e Qeverisë Thaçi 1 dhe 2, janë karakterizuar me numra jashtëzakonisht të madh të ministrave, zëvendëskryeministrave e zëvendësministrave, që sipas tij, nuk ka qenë se ka pasur nevojë, por vetëm sa për të rehabilituar njerëz të partive të tyre, nëpër dikastere qeveritare.

Sipas Zogajt, Qeveria Thaçi 2, ka pasur një autobus zëvendësministra dhe zëvendëskryeministra, e të cilët përjashto dy, tre prej tyre, të tjerët nuk janë dëgjuar fare asnjëherë, duke mos pasur asnjë përgjegjësi për pozitën që kanë.

FIDANISHTJA

“Pa diskutim një qeveri e ardhshme, përpos gjërave tjera që do të duhej të dallonte, gjithsesi nga programi politik, nga qasja në qeverisje, nga aftësia e saj për t’u marr me problemet e Kosovës, do duhej të kishte parasysh edhe nivelin e përmasave të angazhimeve ministrore, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave e tjerë. Ndryshe, do të ishte e pakuptimtë, sikurse ka qenë në fakt që partitë e djathta të kenë numër të ministrave e tjera, dhe se ashiqare shihet që problemi i tyre është më shumë se sa që të merren me problemet e qytetarëve, është rehabilitimi i njerëzve të tyre brenda partive”, tha Zogaj.

Mirëpo, një zvogëlim të ministrive janë duke e menduar edhe opozitarët për mandatin e ardhshëm qeverisës, nëse ata do të dalin fitues dhe do të udhëheqin me qeverinë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati i tha KosovaPress-it se bazuar në buxhetin që e ka Kosova, numrin e banorëve dhe me nevojat që ka, patjetër ky vend duhet të përfshihet nga kursimet dhe nacionaliteti. Sipas tij, një qeveri që mund të ndodh të jetë më e madhja në botë, pasi ka 19 ministri, shumë zëvendëskryeministra dhe shumë zëvendësministra, është një mesazh jo i mirë.

“Po unë jam i bindur se LDK-ja do të ketë qasje që të krijoj administratë racionale dhe të mos krijoj ministri sa për të punësuar dhe sa për të ndarë ministri për individë. Pra, përgjigja është po, jam i bindur se LDK do të ketë aparat më të vogël qeverisës dhe do të krijoj kursime të mëdha në administratë sepse këto janë parimet e platformës dhe programit të LDK-së që shumica e mjeteve duhet të shkoj në zhvillim ekonomik dhe gjenerim të vendeve të punës”, tha Ferati.

Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini thotë për KosovaPress se ende nuk mund të dinë sa do ta zvogëlojnë numrin e ministrive, por sipas tij, numri prej 19 ministrive është absurd. Ai thotë se janë duke e hartuar programin dhe janë duke menduar seriozisht zvogëlimin e ministrive.

“Definitivisht, ne jemi duke përgatitur programin dhe do të bëhet publik shumë shpejt. Po iu them edhe një herë ne po synojmë një qeverisje shumë me të mirë se kjo, jashtëzakonisht me ndryshe se kjo, por nëse nuk do të ketë më ndryshe, do të ketë jashtëzakonisht një apati dhe në dy apo tre muajt e parë do të ketë ndoshta ndonjë entuziazëm, por prapë do të ketë apati shoqërore dhe demoralizim”, thotë Gjini.

Ai tha se Qeveria e ardhshme duhet të ketë disa kualitet që janë shumë më të mira se kjo Qeveri, pasi Kosova nuk mund të përballoi edhe katër vjet tjera me një Qeveri pak më të mirë. Gjini thotë se nevojat e Kosovës janë për një Qeveri shumë me dinamike, për një Qeveri shumë më të qartë në qeverisje dhe një Qeveri shumë me racionale në shpenzim./kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.