United Hospital

“Me numrat e tyre do ta zgjidhnim edhe çështjen e Presidentit”, pse sipas Xhaferit VV po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka kërkuar nga të gjitha subjektet politik parlamentare që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Por, sipas tij ka sinjale se LVV-ja nuk do ta zbatoj atë. Në një përgjigje për rtv21 deputeti Xhaferi vlerëson se LVV-ja duhet të ndryshoj mendësi për formimin e institucioneve.

“Secila parti në Kosovë do të duhej ta respektonte vendimin e Gjykatës sepse vendimet e Gjykatës vë në lëzivje edhe akterë të tjerë për themelimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. Po shihet mos vullnet i LVV-së për respektim të institucioneve sepse ne e dim edhe tek kryetari i Kuvendit se sa muaj është dashur që Gjykata Kushtetuese të tregoj një realitet ndryshe prej mendësisë që kishte LVV-ja, po të nëjtën kohë e kemi edhe për nënkryetarët. Çdo vendim që vjen nga Gjykata Kushtetuese ne jemi të parët të cilët e pranojmë dhe nuk e gjykojmë si të tillë’’, tha Xhaferi.

United Hospital

Deputeti Xhaferi, po ashtu tha se LVV-ja qëllimish po e zvarrit konstituimin e Kuvendit për shkak të mos gatishmërisë për formimin e Qeverisë së re.

“Pikërisht formimi i Qeverisë e ka krijuar edhe këtë pikën e mos konstituimit të Kuvendit. Në këtë kostekst po them që LVV-ja kur me 48 deputetë, pastaj edhe me koalicionin që ka që është dikund 57 deputetë, pastaj ka pasur negociata edhe me Nismën që ende nuk i finalizoj si të tilla, unë kujtoj që në numra nuk ka problem të krijimit, por ka problem të mendësia politike që ka LVV-ja dhe pikërisht ky është problemi politik që kemi. Po të kishte LDK-ja numra të tillë si LVV-ja ne pa asnjë dyshim që do ta kishim edhe kryeministrin edhe do ta zgjidhnim edhe problemin e presidentin”, tha Xhaferi. /RTV21

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.