Mobi Casa

Me një mbledhje komemorative përkujtohet profesor Mujë Berisha

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, dhe me organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë, u mbajt sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Mujë Berishës, një prej figurave më të ndritura të arsimit dhe letërsisë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, kolegë dhe nxënës të profesorit të ndjerë, për të nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij intelektuale.

Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu. “Sot është një ditë pikëllimi, por edhe me krenarie për ne! Pikëllim sepse fizikisht në mesin tonë më nuk do të jetë një njeri i dashur, i afërt dhe i shquar siç ishte Prof. Mujë Berisha. Kjo ditë pos mërzisë, na bën të ndihemi edhe krenarë për personalitetin dhe trashëgiminë e tij intelektuale si një thesar i çmuar në fushën e arsimit dhe letërsisë në Kosovë.”, u shpreh Aliu.

UBT

Ai e vlerësoi jetën e Prof. Berishës si një model të rrallë përkushtimi ndaj dijes, kulturës dhe fjalës së shkruar, duke theksuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës dhe drejtues arsimor, por edhe si shkrimtar e studiues i devotshëm.

Përndryshe Prof. Mujë Berisha, përveçse kontribuoi si mësues, profesor dhe drejtues institucioni – përfshirë edhe si drejtori i parë i Kolegjit “Universum” dhe vlerësohet se ai la gjurmë të thella në letërsinë shqipe me nëntë vepra të botuara, që përfshijnë poezi, tregime, romane dhe monografi.

Në këtë ceremoni mortore para të pranishëm rreth veprës së Prof. Mujë Berisha folën edhe personalitet të tjera. Kurse bëhet me dije se varrimi i tij pritet të bëhet sot me fillim në ora 13:00 në Vërban të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.