ARKATANA

Me një gol me vole, Nedim Bajrami siguron fitoren e Sassuolos ndaj Cremoneses

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sassuolo ka arkëtuar pikë të plota ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 25-të në Serie A (3-2).

Në sfidën e zhvilluar në Mapei Stadium, Armand Lauriente (26’) dhe Davide Frattesi (41’) krijuan epërsi të dyfishtë për vendasit.

Mirëpo, në pjesën e dytë, mysafirët i barazuan shifrat me dy golat e Cyriel Dessers (62’ dhe 83’).

Eco Higjiena

Dhe gjithçka mbeti në dorë të mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami, i cili hyri në fushë në minutën e 62-të (në vend të Gregoire Defrel).

24-vjeçari pranoi një top nga Armand Lauriente dhe goditi me vole me të djathtën për fitoren e skuadrës së tij (90’+2).

Aktualisht, Sassuolo mban vendin e 13-të në renditjen tabelare me 30 pikë të arkëtuara dhe ruan distancën me zonën e rrezikut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.