ARKATANA

Më në fund! Rita Ora zbulon datën e publikimit dhe titullin e albumit të ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rita Ora ka konfirmuar se ajo do të publikojë albumin e saj të parë në gjashtë vjet, më 23 nëntor të këtij viti, përcjell Gazeta Express.

Këngëtarja do t’i dhurojë fansave një këngë të re para albumit shumë të pritur, i dyti në karrierën e saj, duke publikuar “Let you love me” këtë të premte, më 21 shtator.

Është konfirmuar edhe titulli i albumit, “Phoenix”, ndërsa Rita ka falënderuar fansat për durimin dhe pritjen, përcjell Gazeta Express.

“Jam shumë e lumtur që do të lansoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, është shprehur Rita në komunikatën zyrtare.

Eco Higjiena

Ky album i Ritës po pritet tash e sa vite, por as këngëtarja nuk e ka pasur të lehtë, pas gjithë problemeve dhe ndërrimit të labelëve.

Rita në vitin 2015 ka dalë nga labeli i Jy Z, ‘Roc Nation’, për të nënshkruar me ‘Atlantic Records’, me të cilët edhe do të publikojë albumin.

Rita ka zgjedhur muajin nëntor për të publikuar albumin, meqë është edhe ditëlindja e saj, më 26 nëntor./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.