Mobi Casa

Më në fund gati zyra për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi – deputet dhe lider i PVD-së, Shaip Kamberin – ish-kryetar i Bujanocit dhe njëri nga udhëheqësit politik atje si dhe Galip Beqirin – kryetar i Këshillit Kombëtar.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e mirë që e kanë mes vete Gjilani dhe komunat e Kosovës Lindore dhe që do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen.

Kryetari Haziri ka thënë se Gjilani është gati për ta hapur Zyrën për Preshëve, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila do të merret ekskluzivisht me zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e Kosovës Lindore.

Eco Higjiena

Nga ana e tyre, tre përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri, kanë falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të asaj pjese, që padrejtësisht po vazhdon të jetë nën ombrellën e një shteti tjetër.

Ata po ashtu, falënderuan Hazirin për angazhimin e madh për hapjen e Zyrës për shqiptarët e Kosovës Lindore, duke thënë se kjo përkujdesje institucionale nga ana e Komunës së Gjilanit do të jetë në favor të shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.