Uji Dea

Më në fund flet Loret Sadikut: Ja pse nuk u aktivizova me Shqipërinë

/ 3 minuta lexim

Ka provuar të luaj me ngjyrat e 3 përfaqësueseve të ndryshme, ndërkohë që tani nuk aktivizohet me asnjë prej tyre. Bëhet fjalë për shqiptarin e lindur në Prishtinë, Loret Sadiku, historia e të cilit u shndërrua në një telenovelë të vërtetë. Futbollisti i cili aktivizohet në radhët e skuadrës turke të Kasimpasha, fillimisht ishte pjesë e të rinjve të Suedisë, teksa po priste festën e Kombëtares A.

Ai më pas vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, por pa arritur të debutojë në një ndeshje zyrtare. Teksa ishte pjesë e kuqezinjve, Sadiku, doli në fushë me Kosovën. Në një prononcim për median turke “haberturk.com”, futbollisti ka rrëfyer historinë e koklavitur, duke u shprehur:

“Unë kam luajtur për Suedinë U-21. Pastaj vazhdova karrierën time. Kur erdhi puna për Kombëtare A, mora ftesë nga Suedia dhe Shqipëria. Do të ishte shumë, shumë herë më mirë të shkoja te Suedia. Shkova njëherë te Shqipëria! Kam kaluar 2 javë atje, për dy ndeshje që kishin ata kundër Qiporos dhe Zvicrës.

Unë shkova për të luajtur në këto ndeshje, por dolën disa problemet me dokumentet dhe nuk luaja dot. Pastaj kishte një ndeshje të rëndësishme te Kosova. Doja të shkoja andej dhe i thashë trajnerit të Shqipërisë asokohe: “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për mua. Kosova është shumë e vlefshme për mua. Unë dua të marr pjesë në këtë ndeshje”. Ai u zemërua shumë dhe u përgjigj: “Nëse largohesh, nuk do të kthehesh më kurrë”. Bëra atë që doja të bëja.

Mobi Casa

Unë shkova te Kosovës. Luajta një ndeshje historike. Ishte muaji maj. Në gusht, trajneri i Shqipërisë më thirri përsëri dhe më tha: “A do të vish?”.

I thashë që unë vij, por dua garanci. Sepse nuk doja të kthehesha atje dhe të vazhdoja të njëjtën gjë. Pastaj media bëri një propagandë të keqe për mua. Ata abuzuan me fjalët e mia. Ata njoftuan në mënyra të ndryshme se nuk dua të vija, se doja të luaja. Kështu që unë nuk kam shkuar në Kombëtaren e Shqipërisë dhe kam dashur të vazhdoj me Kombëtaren e Kosovës.

Kështu kisha garanci te Kosova dhe vazhdova aty derisa FIFA nuk më lejoj që të ndërroja më shumë se dy Kombëtare. Prandaj jam duke pritur.

Përballja e Shqipërisë ndaj Turqisë? Nuk do të dëshirojë të isha në fushë me Kombëtaren shqiptare. E pashë ndeshjen. Shqipëria luajti mirë. Ishte një nga ndeshje më të mira në grup. Kur Shqipëria shkoi në Europian në vitin 2016, kishte një strukturë vërtet të fortë. Të gjithë luftonin për njëri-tjetrin. Unë mendoj se ata do të bëjnë një ekip të mirë, kur të ndjekin të njëjtën taktikë si në vitin 2016. Janë në rrugën e duhur”, u shpreh Sadiku.