GRANDEMALL

Me ndihmën e Kosovës, delegacioni i Luginës së Preshevës udhëton në Uashington

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një delegacion i pëfaqësuesve politik shqiptarë nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë zyrtare në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi duke treguar edhe përbërjen e delegacionit.

“Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre”.

“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar obligimet e marra nga ndërkombëtarët për trajtimin e pakicave, veqanarisht shqiptarëve.

Kamberi ka kërkuar edhe unitet branda subjekteve politike shqiptare në Luginë, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës.

GRANDEMALL

“Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë”.

Kamberi thotë se në BE, nuk do mund të shkojë as edhe një shtet, e as Serbia, pa filluar të mirret seriozisht me avancimin e pozitës së pakicave dhe sigurimin e të drejtave të barabarta.

“Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Ëashington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera evropiane”.

Ai ka falenderuar Kosovën për financimin e kësaj vizite.

“Në fund, faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila po mundëson vizitën tonë, të tretën me radhë, brenda një viti në SHBA-a dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për përkushtimin e parezervë për kauzën tonë të drejtë tash e dy dekada”, ka shkruar tutje Kamberi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.