Uji Dea

Më ndez fjala jote e pathënë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ngrin kjo stinë mesnatës së vetmisë, kur hëna u çart diku dhëmbëve të ujkut, e t`i ëndrrave të mia shkreh flokët, fjalën që dua ta dëgjoj s’ e thua, a sirtarëve të padukshëm të shpirtit, veç mua më ke mik për zemër

Borë e akullt Çepuri sysh më varet
dhe kjo mjegull që ma err motin
a ti ikën me të pathënat
për tjera stinë ruhesh
Më ndez dhe tash fjala jote e pathënë
ajo gjuhë që buzëve të mia ka për t’u nxënë

E dashur
të gjitha shmangiet e tua
përfundojnë hapësirave të mia
se – kështu e ka dashuria

KKVITI

Sabit Rrustemi

( 25 janar 2016 )