KKVITI

Me nderime të larta i jepet lamtumira e fundit Ramadan Myrtaj

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në varrezat e qytetit në Gjilan i është dhënë lamtumira e fundit Ramadan Myrtaj, intelektualit, politikanit, krijuesit, njeriut të zhvillimeve të shumë ngjarjeve politike. Për Ramadan Myrtajt kanë shkruar personalitete të shumta. Kujtime për të kanë paraqitur nëpër rrjetet sociale: Jonuz Cani, Qemajl Mustafa, Nexhmedin Ymeri, Musa Sabedini, e shumë figura të tjera të njohura.

Në prani të shumë qytetarëve të shtunën iu dha lamtumira e fundit Ramadan Myrtajt, një figurë e ndritur e Gjilanit, një kuadër i rrallë dhe një profesionist i jashtëzakonshëm.

Pothuajse nga shumë qytete të Kosovës kishte njerëz që deshtën ta nderojnë figurën e Ramadan Myrtajt. Shumë miq, koleg e shok e të afërmë janë ndjer të pikëlluar për ndarjen nga jeta të këtij kolosi mendjendritur.

Jonuz Cana mik e shok i kahershëm ka shkruar:
Familje e nderuar e Danit, shokë, miq dashamir, të gjithë juve që e njohët dhe e çmuat prof. Ramadan Myrten ngushëllime më të ndjeshme me rastin e ikjes së tij në amshim. Sot më 09.08.25 në orët e hershme të mëngjesit u nda nga jeta një burrë i dinjitetshëm, baba me virtyte të larta prindore mik dorlirë dhe shok i pashoq prof. Ramadan Myrtaj.

Ooo Dan të patëm të fjalës me peshë, të pendës së mprehtë, të urtë por i guximshëm, ambicioz por punëtor e frytdhënës e në at kombëtare vërtet tejet fanatik, e me këto virtyte do të kujtojmë për jetë e mot.

Dan Ti shkove në përjetësi fantomime edhe unë pas pakë kohe dhe do takohemi në ” hiq të zi ” por deri sa të jam në këtë jetë të kamë radhit në këndin aty ku i ruaj më të dashurit e mi. Prehu në paqën e amshimit ooo i shtrejti im…

Kurse Qemajl Mustafa ka shkruar: Pusho në paqë zotëri i nderuar Ramadan Myrtaj;
Iku edhe një njeri shumë i mirë dhe i vyeshëm i qytetit tonë dhe i Anës tonë. Lajm i pritur (bazuar në gjendjen shëndetësore të Danit) por shumë i ftohtë.

Dani ishte njeri i ditur dhe i urtë. Ishte punëtor i palodhshëm, bashkëpunues, tolerant, bashkëbisedues i këndshëm dhe përmbajtësor, ishte human, ishte shok e mik i mirë dhe mbi të gjitha ishte njeri dhe qytetar i shkëlqyer. Me fjalë tjera, ai ishte një zotëri i joni i vërtetë.
Ishte pedant në krejtë punët që i bënte për familjen e tij, për politikën, për biznesin, për relacionet me miqtë, për dhe me kolegët e tij dhe me krejtë shokët e tij.

Ky zotëri i nderuar i donte njerëzit pa kusht dhe pa dallime dhe përherë ishte përkrahës i progresit të komunave tona, i progresit të krejtë Anamoravës, të krejtë Kosovës dhe krejtë hapësirës shqiptare.

Ky zotëri i nderuar e ka mbyllur fortë mirë “librin” e tij jetësor dhe është shembulli tipik se si rexhimet nuk mund ta tjetërsojnë njeriun që ka integritet, që ka edukim të mirë familjar, njerëzor e kombëtar. Dani punoi në politikën e Kosovës në kohë të mirë por edhe në kohë të vështirë. Punoi edhe pas çlirimit të vendit tonë por mbeti përherë Dani i parimeve të sakta e të forta, Dani i kësaj toke. Mbeti përherë pranë njerëzve të tij dhe pranë interesit të tyre.

Ky profil i njeriut të dalluar me urti, me punë e me kontribute, do ti mungojë qytetit tonë dhe krejtë Anamoravës.

Të gjithë ne që e njohëm Danin dhe që i ndamë momentet e jetës me të, do ta kujtojmë për krejtë virtytet e tij të spikatura njerëzore e kombëtare dhe për mësimet e dobishme që i kemi nxjerrur nga diskutimet me të dhe nga sjellja e tij brilante brenda komunitetit tonë.

Fundamenti

Familjes së ngushtë të zotëri Danit dhe familjes së gjërë Myrtaj i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarisht për humbjen e kryefamiljarit të tyre të shtrenjtë. Ngushëllime miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre qē e patën rastin e mirë me e takue gjatë jetës këtë njeri të këndshëm, të vyeshēm e të urtë.

Shpirti i bardhë i zotëri Danit pushoftë në paqën e përjetësisë e familja e pastë kurajon me e përballue mungesën fizike dhe ftohtësinë e ikjes së tij.

Të qoftë i lehtë dheu i tokës tënde zotër i nderuar Ramadan Myrtaj!
Lamtumirë!

Nexhnedin Ymeri shkroi: Ndjehem shumë i mërzitur sot!
Lajmi për ikjen nga jeta e mikut të veqantë, Ramadan Myrtaj, më tronditi shumë!
Shpesh pyesja mikun e tijë mē të ngushtë, të cilin sinqerisht e ngushëlloj, Dr.Jonuz Cani; Si është Dani ynë, e ai vetëm kafshonte buzët dhe nuk kishte forcë që të përgjigjej…e kuptoja dhe, e dija se Dani shpejt do të ikte nga kjo botë, në të cilën pati edhe tronditje dhe iu shkaktuan plagë që i lanë gjurmë të thella!

E Dani, një intelektual me diapazon të gjërë të njohurive, ishte i afërtë me të gjithë, punëtor i madh në shtëpinë dhe shtëpizën mes pemëve, në Makresh, ku priste, me bujari e buzëqeshje, miq të shumtë që kishte, duke iu ndarë përkohësisht punëve të mëdha që kryente me pemët e të gjitha llojeve që kultivonte, me bletët dhe shumë punë fizike që i kryente shpesh vet!

Me Danin ishte kënaqësi të shoqërohesha, andaj shpesh e gjeja në Klubin e qytetarëve të vendlindjes së tijë, Hogoshtit, apo në hotel “Kristal”, ku më befasonte këndshëm për njohuritë e gjëra për çdo temë…me ëndje fliste për kulturë dhe veçmas për letërsinë!

Ishte burrë i sinqertë, fisnik, bujar e human!
Familjes Myrtaj, bashkëshortes Shukrane dhe dy djemëve, shokëve dhe shumë miqve që pati, ju shprehi ngushëllime më të sinqerta!
Dani u prehtë në paqe!

Musa Sabedini ka shkruar:

Paska ikur nga kjo botë edhe një mik i mirë, e i shtrenjtë, Ramadan Myrtaj.
Dani siç e kemi thirrur ishte njeri me vlera e virtyte të jashtëzakonshme, një politikan i rrallë dhe model edhe për gjeneratat e reja, një personalitet që dinte njohuri nga të gjitha sferat, një mik aq i ëmbël, e i këndshëm, saqë orët i shndërronte në minuta… gazmor, i hareshëm, i dashur, i ëmbël për tavolinën… këndonte aq bukur, aq rrjedhshëm këngë të vjetra qytetarie që bashki me Jonuz Canën, Halim Vranovcin e Sabri Tahirin, i jepnin kuptim ndejave të mija në villë në Stublinë.

Ramadan Myrtaj ishe model i burrit të drejtë, e të sinqertë, një kryefamiljar shumë i respektuar, një qytetar me tipe evropiane dhe nga zemra e them se ishte ndër miqtë e rrallë, që kisha respekt për tërë atë krijimtari të bujshme…ishte njeri edhe i artit, kulturës, muzikës, me një fjalë një njeri me përmasa të gjithanshme.

Pusho në paqe miku im, e ne të rinjtë, do të kemi shumë hapësirë për të kujtuar ato netë e ditë të paharruara, që kemi kaluar së bashku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.