RCCOLA

Me Mustafën e Thaçin dialogu kthehet kundër Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analistët politikë e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, e cila ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme dhe tash nuk di si të shpëtojë nga lëshimet e rënda që i ka bërë .

Mungesë e theksuar transparence në procesin e Brukselit

Serbia po i realizon qëllimet e saj, pala kosovare bën koncesione

Uji Dea

Analistët politikë e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, e cila ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme dhe tash nuk di si të shpëtojë nga lëshimet e rënda që i ka bërë

Takimi i kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, që u zhvillua ditën e mërkurë dhe përfundoi në orët e vona të natës, me deklarime të ndryshme sa i takon zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është vlerësuar nga analistët politikë në vend si njëri ndër takimet më jotransparente. Heshtja e madhe e kryeministrit të Kosovës rreth detajeve të biseduara në takim, sipas analistëve politikë, është edhe një arsye më shumë për ngritjen e zërit gjithëqytetar për bllokimin e marrëveshjes.

Me këtë qasje nuk përjashtohet mundësia e futjes në konflikt të Qeverisë së Kosovës me Brukselin, për shkak të lëshimeve të mëdha që kanë bërë me marrëveshjet me Serbinë. Për çdo zmbrapsje të Kosovës nga marrëveshjet e deritanishme Serbia do ta fajësojë Kosovën, kurse kjo e fundit do të mbetet pa mbrojtje për shkak të koncesioneve të mëdha, sepse janë pesë vjet dështime të negociatave me Serbinë, që e kanë favorizuar këtë të fundit në dialog, kanë vlerësuar analistët politikë./kosova sot/