Mobi Casa

Me ministrat e AKR-së, Anamoravës i është kthyer vëmendja institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ministrat e AKR-së, Anamoravës i është kthyer vëmendja institucionale e harruar për vite të tëra nga qeveritë e tjera, kemi përkrahur shumë projekte domethënëse për qytetin, investime këto që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarit gjilanas është thënë në takimin që Behgjet Pacolli ka pasur me aktivistët e degës së AKR-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Arianit Ibrahimit nga dega e AKR-së në Gjilan

Sot kishim nderin e veçantë si AKR Dega në Gjilan të kishim të pranishëm zv. Kryeministrin e Kosovës, Presidentin e partisë Behgjet Pacolli në takim me strukturat dhe anëtarët tanë.

Mobi Casa

Ne treguam gatishmërinë e Degës për zgjedhjet nacionale para Presidentit të AKR-së, gjithashtu u shprehëm se jemi mirë të organizuar dhe të shtrirë në të gjitha lagjet, fshatrat e qytetit me nëndegë dhe struktura, prezantuam edhe disa aderime të të rinjëve ndër ta edhe Artan Tani Dërmaku një kuadër tejet me vlera dhe me përgatitje të lartë shkollore dhe profesionale, me punë referent në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.

AKR e udhëhequr nga Presidenti Behgjet Pacolli ka dëshmuar ndër vite qeverisje me duar të pastërta, edhe në këtë qeverisje Ministrat tanë kanë qenë shembull për transparencë, sinqeritet, përkushtim në kryerjen e punëve dhe obligimeve, detyrave shtetërore.

Me Ministrat e AKR-së Anamoravës i është kthye vëmendja institucionale e harruar për vite të tëra nga qeveritë e tjera, kemi përkrahur shumë projekte domethënëse për qytetin, investime këto që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarit gjilanas./rajonipress/