United Hospital

“Me Messin në skuadër, çdo ekip është favorit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Nayim, e ka lavdëruar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se cilido ekip që e ka Messin në skuadër është favorit për fituar çdo ndeshje.

Nayim ishte transferuar nga Barcelonë në Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 1988 dhe i bëri 144 paraqitje për klubin londinez, gjatë të cilave arriti t’i shënojë 18 gola, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e di se duhet të arrijë një rezultat më të mirë në ndeshjen e sotshme kundër Barcelonës se rezultati që e arrin Interi në ndeshjen kundër PSV-së për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Eco Higjiena

Por, spanjolli e ka paralajmëruar Tottenhamin se Messi do të kërkojë ta fitojë ndeshjes, mirëpo ka thënë se argjentinasi nuk mund ta bëjë këtë gjë i vetëm.

“Çdo skuadër me Leo Messin është më favorite se të tjerat. Por, në fund të fundit, ai nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm. Ka ndeshje në të cilat ai mbulohet shumë mirë nga kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij duhet ta marrin rolin e tij”, ka thënë Nayim.

“Pa asnjë dyshim, ka shumë skuadra të rëndësishme të cilat mund të fitojnë, Barcelona duket se e ka Ligën e Kampionëve prioritet dhe deri më tani e kam parë se ata janë duke garuar shumë mirë në Evropë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.