UBT

“Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet”- Molliqaj thotë se opozita po shtyhet kush bën i pari koalicion me Kurtin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Diskursi i partive opozitare në Kosovë përveç PSD-së, i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj tha se PDK dhe LDK, po shtyhen me njëra-tjetrën se kush do bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Besoj fuqishëm që diskursi opozitar përjashto PSD-në i ka shërby Albin Kurtit. Kur janë zgjedhë këta kryetarë, kam qenë i vetmi si kryetar partie jashtëparlamentare që kam dalë e kam thënë, që janë zgjedhur nën hegjemoninë e Albin Kurtit dhe i shërbejnë atij dhe do dalin më të dobët”, tha Molliqaj.

Ai shtoi se Memli Krasniqi është dorëzuar që në fillim me nominimin e Bedri Hamzës për pozitën e kryeministrit.

Hidromorava

Hamza sipas Molliqajt më së shumti mund të jetë ministër i Kurtit në qeverinë e ardhshme.

“Unë po them që në skenën politike opozita me dashje, me dije a pa dije i kanë shërby Albin Kurtit. Janë duke u bërë gati në zgjedhje që Albini mos me i fitu 50% e cili prej neve të bëjmë koalicion me të. Kërkush në Kosovë nuk beson që Bedri Hamza është duke garu për me qenë opozitari i ardhshëm i Kurtit. S’e ka profilin për atë. Askush në Kosovë nuk mendon që Bedri Hamza po garon për t’u bërë kryeministër sepse nuk bëhet, eventualisht me shku përsëri në komunë të Mitrovicës, ose të bëhet ministër i Kurtit”, ka thënë ai.

“Besoj që në zgjedhejt që po vinë në zhvillimet politike në prill e maj, skena ka mu pastru… Kthjelltësisë politike, që me qasjen e Abdixhikut dhe Memli Krasniqit nuk fitohet. Njëri e dorëzoj stafetën pa shku në zgjedhje u zgjedh si reformator dhe tha le se po ia jepi këtij tjetri. S’ka dorëzim më të madh e cfarë ka bërë Memli, kjo i qon sinjal votuesit”, u shpreh Molliqaj në RTVD.

Sipas tij opozita nuk duhet t’i ndihmojë Albin Kurtit t’i fitojë prapë zgjedhjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.