ARKATANA

“Me Maqedoninë nuk është thjesht futboll”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj e ka cilësuar me fat momentin kur Kombëtarja shqiptare ktheu sfidën ndaj Lihtenshtejnit në favorin e saj falë golit të Odise Roshit.

Ai po ashtu e pranoi se Shqipëria nuk ishte shfaqur në maksimumin e saj në këtë ndeshje, pavarësisht fitores.

“Besoj se asnjë ndeshje nuk është perfektë, pavarësisht rezultatit. Besoj se asnjë ndeshje nuk është e përsosur dhe ne si Shqipëri e vogël kemi gjithmonë gjëra për të përmirësuar. Në pjesën e parë i krijuam vetes vështirësi duke e hapur lojën nga mbrojtja, jo me shpejtësi, por ngadalë. Normalisht që pastaj na mungonte hapësira në sulm”, tha Mavraj për Supersport.

“Në pjesën e dytë edhe kundërshtari u lodh dhe na krijoi hapësira, goli i parë që shënuam ishte me fat, nuk ishte se luajtëm shumë mirë, por një goditje standarde. Por ndonjëherë edhe fati të duhet për të hapur lojën”.

UBT

Ndërsa për ndeshjen ndaj Maqedonisë, Mavraj tha se nuk është vetëm ndeshje futbolli, por më shumë se aq.

“Pika kyçe në këtë ndeshje është që luajmë në Maqedoni, për vëllezërit tonë që jetojnë në Maqedoni. Kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por ka rëndësi edhe nga zemra e njerëzve që na ndjekin. Besoj se atje do të jenë shumë shqiptarë që na përkrahin, nga ana ime më ka ngel hatri që nuk luajmë në Shkup. Por do të jemi edhe më të fortë, siç kemi qenë më herët”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.