Uji Dea

Me manaferra kundër inflamacionit të stomakut

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Studimi i zhvilluar së fundi në Itali tregoi se substancat e përfshira tek manaferrat kanë një mekanizëm të veçantë që mund ta luftojë inflamacionin e stomakut.

Ky rezultat siguron bazën për aplikimin e kësaj substance të manaferrave si një plotësues apo alternativë për prodhimin e ilaçeve kundër ulcerës dhe gastritit, por edhe të përdoren si shtesë në dietën e përditshme, transmeton “Zeri.info”.

UBT

Studimi zgjati dy vjet dhe është kryer në laboratorët e kërkimit dhe inovacionit në qendrën e San Michele.

Laboratori i San Michele ka izoluar dhe karakterizuar përbërësit aktivë, duke përdorur manaferra nga fushat eksperimentale të “Fondacionit Mach”, ndërsa pjesa biologjike është kryer në Laboratorin Farmaceutik të Universitetit të Milanos. /ZËRI/