ARKATANA

Me lojë të dobët Gjilani mposht KEK-un

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Gjilanit dhe të KEKU-t, kanë zhvilluar ballafaqimin e tyre të javës së 13, të elitës së futbollit të Kosovës, duke përfunduar me rezultat 2-0.

Në praninë e pak shikuesve, “bardh e kuqët” e Gjilanit, edhe pse gjatë tërë ndeshjes ishin superiorë, kanë zhvilluar një ndeshje tejet të dobët pa aksione dhe koncept të lojës.

Mund të thuhet se Gjilani pati fat që kishte rival KEKU-n e çregjistruar nga elita e futbollit të Kosovës, duke shënuar fitore me një lojë tejet të dobët dhe me këto tri pikë “bardh e kuqët” përparojnë në tabelën e klasifikimit.

Rastin e vetëm në pjesën e parë, Gjilanasit e konkretizojnë me gol zhvillohej minuta e 33, Magani harkon nga e djathta e me kokë nga 4 metra shënon Mauricio.

Mysafirët krijuan një rast shënimi në minutën e 40, gjuajtjen e Gashit të “elektricistëve” e dëbon jashtë vijës fundore portieri Kaqiu.

ARKATANA

Në minutën e 64, Ansi Nika i vetmuar gjuan nga 10 metra por portieri Ardit Nika shpëton gol të sigurt.

Në minutën e 80, shumë lehtë ka mundur të barazon rezultatin Ardit Gashi i musafireve, ai gjuan nga 12 metra portieri Kaqiu vetëm ishte i mposhtur por gjuajtja e Gashit për disa centimetra nuk qëllon portën e zbraztë

Në minutën e 85, Vilfor Hysa vulos fatin e kësaj ndeshje nga 12 metra në mënyrë akrobatike shënon një gol mjaft të bukur.

Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti pas ndeshjes deklaroi.
” Ne patëm dominimin në lojë por është vështirë ndaj këtyre klubeve të zhvillosh ndeshje të mirë, pasiqë që KEKU nuk ka qka të humb por ata u angazhuan aq sa mundën, ne shumë herë i vumë në vështirësi futbollistët kundërshtar sidomos në pjesën e parë, por ne do të punojmë me stafin tim që disa gjëra t`i kthejmë në normalitet”.

Në javën e 14, Gjilani është mysafirë i Trepcës’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.