RCCOLA

Me ligjërata tematike dhe diskutime zhvilloi punimet Akademia Ndërkombëtare Verore në UBT

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Aktiviteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në ANV

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, me ç’rast qindra pjesëmarrësve u ka dëshiruar mirëseardhje rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Në emër të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, qindra të rinjve mirëseardhje u kanë dëshiruar profesori Zhilbert Tafa si dhe profesoresha Krenare Pireva, teksa u folën për rëndësinë e pjesëmarrjen në ngjarje të tilla.

Akademia e SHKI-së ka filluar me ligjëratën e drejtorit menaxhues të LinkPlus, Ermal Sadiku, ku ka trajtuar temën: Blockchain Technology”.

Më pas, aktiviteti i akademisë pasoi me ligjëratën më temë: “Smart Grid”, ligjëruar nga zëvendësdrejtori ekzekutiv i KOSTT-it, Kadri Kadriu.

Tutje, punimet janë vazhduar me ligjëratën e Shyqeri Gashi dhe Gentrit Halili, nga kompania Kutia, të cilët kanë trajtuar temën: Front End and WordPress Theme Development”.

“Smart Buildings” ishte tema që kane trajtuar, ligjeruesi Besart Pllana dhe përfaqësuesi i KODE Labs Gentrit Gojani, ku gjerësisht kanë folur për ndërtesat e zgjuara.

Në fund, pjesëmarrësit e akademisë së SHKI-së kanë vizituar KODE Labs, ku kanë parë nga afër integrimin holistik të softuerëve, sistemeve dhe njerëzve.

Aktiviteti i Sistemeve të Informacionit në ANV

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Ndërkombëtare Verore, që sivjet ka mbledhur një numër të madh të pjesëmarrësve nga Kosova dhe rajoni.

Punimet kanë filluar me ligjëratat e profesorit Blerton Abazi, i cili ka trajtuar temat: “Information Security Management” dhe “ISMS Tools and Techniques – Hands-on Labs”.

Sistemet e Informacionit në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka vazhduar edhe aktivitetin e vet, në të cilën kanë ndarë përvojat e tij profesionale, profesori Edon Maliqi.

Ai ka trajtuar temat: “Geo-spatial Modelling and Analysis” dhe “Labs – Geo-spatial Modelling”, ku prezantuar modelin gjeografik dhe modelin gjeo-hapësinor.

Gjithashtu, së bashku me pjesëmarrësit, profesori Maliqi ka analizuar dhe shtjelluar këto modele.

Uji Dea

Aktiviteti i Medias dhe Komunikimit në ANV

Ka filluar edhe aktiviteti i ANV-së së Fakultetit Media dhe Komunikimi në UBT, ku për studentët janë prezantuar tema shumë aktuale të kësaj fushe.

Në ditën e parë të punimeve është trajtuar tema: “Modele të transmetuesve publikë: (Pa) varësia e diskutueshme mediave si shërbim publik, nga ligjëruesja Gjylie Rexha.

Tutje, është prezantuar edhe tema: “Ndikimi i internetit në marrjen e informacioneve”, ligjëruar nga Dafina Lata, ku ka folur gjerësisht për ndikimin e teknologjisë në këtë fushë.

Akademia ka vazhduar punimet edhe ditë e dytë me ligjëratën e profesorit Ferid Selimi, i cili prezantoi temën: “Ndikimi i titujve dhe i nëntitujve në përhapjen e lajmeve të rreme”.

Ndërkaq, “Sfidat e gazetarisë online, ndikimi i rrjeteve sociale dhe infektimi nga lajmet e rreme”, ishte tema që prezantoi profesori Musa Sabedini.

Aktiviteti i MBE-së në ANV

Ka filluar aktiviteti i Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në Akademinë Ndërkombëtare Verore.

Hapjen e këtij aktiviteti e ka bërë ligjëruesja në UBT, Arta Mulliqi, e cila ka ligjëruar temën: “Financial crises and their impact on economy”.

Akademia e MBE-së ka vazhduar punimet me ligjëratën: “Fintech – Trends and future of technology in banking”, nga drejtori i Qendrës së Kompetencës në Raiffesien Bank, Kreshnik Halili.

Më pas, është mbajtur një diskutim më temë: Insurance practices in Kosovo and Turkey – panel discussion”, nga profesori në UBT, Hasan Metin, si dhe Merita Gjyshinca-Peja, nga kompania “Siguria”.

Aktiviteti i Inxhinierisë së Energjisë në ANV

Fakulteti Inxhinieri e Energjisë ka vazhduar aktivitetin në Akademinë Ndërkombëtare Verore me ligjëratën e profesorit Klinton Bylygbashi, i cili ka trajtuar temën: “Modelin gand simulation in energy engineering”.

Profesor Bylygbashi gjerësisht ka shpjeguar modelet dhe zgjidhjet në sistemet e energjisë.

Inxhinieria e Energjisë do të vazhdojë nesër punimet me vizita studimore në terren.