Uji Dea

Me librin e parë poetik të Bleona Sylejmanit

/ 3 minuta lexim
HW

Përmes 55 poezive të këtij libri poetik, ndarë në katër cikle, Bleona shpalos preokupimet e saja të përditshmërisë sonë, e cila shqetëson jo vetëm moshën e saj, sepse Kosova nuk është ende në nivelin që e kemi pritur dhe ëndërruar, ngase, për fatin tonë të keq, me të merren askush. Dhe, Bleona, poetikisht e fshikullon këtë gjendje.

Bleona Sylejmani, një poete e re nga Vërbani i Vitisë, sot ka një ditë të veçantë. Ajo, gjatë pasditës ( nga ora 16:00 ) në Shtëpinë e Kulturës në Viti, përuron librin e saj poetik, “Dhimbjet do të ikin një ditë”, libër që para një muaji u botua përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.

Mosha e saj e re ( sapo i ka mbushur 15 vite)pasuron vitrinën e librit shqip, jo vetëm me një titull të ri, po edhe me një vlerë të mirë dhe bukur premtuese.

Përmes 55 poezive të këtij libri poetik, ndarë në katër cikle, Bleona shpalos preokupimet e saja të përditshmërisë sonë, e cila shqetëson jo vetëm moshën e saj, sepse Kosova nuk është ende në nivelin që e kemi pritur dhe ëndërruar, ngase, për fatin tonë të keq, me të merren askush. Dhe, Bleona, poetikisht e fshikullon këtë gjendje.

ARKATANA

Më tej ajo kërkon frymëzim e kurajo te figurat emblematike shqiptare, përmes një kursimi të madh të fjalëve e, gjetjes së shprehjeve poetike, për të thënë më shumë përmes figurave artistike, të cilat, rëndom na intrigojnë për të menduar e kërkuar më thellë.

Po, mosha e saj, nuk e harron edhe shtyllën e saj kryesore që e nxori në jetë dhe që i dha dritë e emër, Familjen, së cilës i përkushtohet po me fjalë të zgjedhura e, porosi të qarta.

Dhe, e përmbyll librin e saj, në mënyrën më të mirë, duke i shpaluar poetikisht ndjenjat e saja rinore, sa intime aq dhe artistike, përmes së cilës ajo dëshmon se jo vetëm ka talent po, edhe guxim krijues që pret të formësohet mëtutje, përmes një pune përkushtuese, edhe më të madhe, sepse shenjat po duken, ekzistojnë dhe, ajo besoj, nuk do të ndalet e as mjaftohet me kaq./sabit rrustemi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.