Mobi Casa

Me Leventin, për Leventin!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, kur në mesin e katër kandidatëve të mundshëm për Këshill Kombëtar, vëren njeriu edhe emrin e Leventit, djalit të Komandant Lleshit, alias Ridvan Qazimi, kryenegociatorit për arritjen e marrëveshjes paqësore në Luginë të Preshevës.

Djali i dëshmorit të kombit, ka pranuar të jetë pjesë e këtyre proceseve zgjedhore dhe ka begenisur, që Alternativa për Ndryshim e ka vënë në ballë të listës për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ai, si pjesëtar i një familje tërnocase e dëshmuar për patriotizëm, atdhedashuri, fisnikëri, bujari e mikpritje shqiptare, është krenar që APN, i jep detyrë të rëndësishme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Leventi, është kandidati i parë i shpallur nga partia numër një në Luginë, parti e cila gjithnjë po dëshmohet për rrugën e saj të drejtë, e që me vlerat që bartë dhe seriozitetin që ka treguar në vazhdimësi në politikë, ka bërë të fitojë zemrën dhe besimin e shumë të rinjve shqiptarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Askush nuk e ka pritur, që pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të KKSH nga APN, të ketë edhe emra të tjerë nga partitë simotra, të cilat e kanë pasur rastin të jenë pjesë e këtij institucioni të lartë politik në Luginë të Preshevës, që nga viti 2010.

Për dallim nga kandidatët e tjerë, Leventi, nuk ka qenë pjesë e KKSH e as e pushteteve lokale. Ai dhe familjarët e tij, nuk i kanë shijuar privilegjet e pushteteve, duke u nisur nga parimi se luftëtarët e lirisë nuk kanë luftuar për karriga, kolltuqe dhe benefite të tjera. Kështu i kanë dashur edhe disa nga bashkëluftëtarët e prindit dëshmor të Leventit, që mos të përzihen në politikë, për të zënë vet pozita në qeverisjet lokale.

Uji Dea

Kur tani Leventi del në garë për kryetar të KKSH, po ata zëdhënës të Komandant Lleshit, vihen në fushatë nëpër qytete, fusha e male e deri në ato zona ku nuk pat shkelur këmba e Komandantit, për të joshur votuesit dhe elektoratin.

Lufta për kreun e KKSH, po bëhet spektakulare, ajo po e shfrytëzon procesin e regjistrimit të popullsisë edhe për këto qëllime. Mjerë shoqëria jonë, në çfarë deregje ka rënë!

Por, pavarësisht këtyre manovrimeve zgjedhore, Leventi e ka më lehtë. Atij i ecë përpara një histori e lavdishme kombëtare, që të tjerët e kanë mungesë. Prandaj, fitorja e tij është e pakontestueshme!

Me Leventin, për Leventin!