Eko Higjiena

Me Leventin për dinjitet dhe unitet!

/ 2 minuta lexim

Nga Nexhmedin Saqipi – Para dy dekadash, kur filluan për herë të parë zgjedhjet demokratike në Bujanoc e Luginë, nuk ishte shumë me rëndësi cila parti e jepte emrin për kandidat të mundshëm për kryetar komune edhe atë pa kundër kandidat.

Në vitin 2002, kur është kandiduar Nagip Arifi për kryetar komune në Bujanoc, të gjithë ia kemi dhënë votën në emër të Lirisë, në emër të dëshmorëve e të familjarëve të Leventit.

Dy dekada më vonë, pikërisht në vitin 2022 , kur u lind një lule në familjen e dëshmorit, të gjithë u gëzuam se nga kjo familje po rritet një jetim për të marrë përgjegjësi dhe për të vazhduar rrugën e prindit të tij Ridvan Qazimi, alias Komandat Lleshi, kryenegociator i proceseve të dialogut për Marrëveshje dhe paqe, duhet të gjithë t’ i gëzohemi, ta mbështesim dhe t’i japim vendin meritor, pavarësisht se nga cila parti është kandiduar.

Hidromorava

Mjaft më me përçarje e ndasi nga ato parti politike, të cilat kanë me bollëk pushtet, të mos mbjellin më hasmëri, por t’i japin prioritet Leventit, për kryetar të Këshillit Nacional.

Mos harroni se Nagipi Arifi dhe Shaip Kamberit, për disa mandate rresht kanë disponuar me mjaft pushtet lokal dhe republikan e nacional, duke ngritur karrierë, famë dhe privilegje, prandaj është e udhës që kësaj radhe t’i tërheqin kandidatët në favor të familjes së dëshmorëve, në llogari të Levent Qazimit dhe në dobi të ndërprerjes së ndasive në Tërnoc, ngase rruga për ndryshime ka filluar dhe nuk ka të ndalur.

E ardhmja dhe perspektiva i takojnë gjeneratës së re me Leventin për dinjitet dhe unitet!