Hidromorava

Me krim dhe korrupsion, të pashpresë drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sundimi i ligjit, standard i largët për Kosovën. Mungon vullneti politik për ta luftuar të keqen

Përfaqësues nga shoqëria civile, ekspertë dhe opozitarë, theksojnë se me këtë qeverisje të inkriminuar anëtarësimi në BE është i pamundur, prandaj duhen ndryshime dhe reforma të thella në institucione, sidomos në ato të drejtësisë

Rruga drejt integrimit në Bashkim Evropian kërkon përmbushjen e një sërë kriteresh, kushteve dhe hapave të cilët duhet ndjekur dhe plotësuar nga një shtet që aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Kriteret e kërkuara nga një shtet për anëtarësim në BE janë kriteret ekonomike, politike dhe i ashtuquajturi ‘Acquis Communautaire’, që nënkupton trupin legjislativ të BE-së.

Mobi Casa

Më gjithë vëmendjen e madhe që i kushtohet kësaj teme në vendin tonë, Kosova ende nuk gëzon as statusin e kandidatit për anëtarësim në strukturat e Bashkimit Evropian. Edhe pse ky vit shënoi hapin e parë kontraktual në mes Kosovës dhe BE-së, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Associmit (MSA), institucionet e shtetit u kritikuan shpesh për ngecje në rrugën drejt integrimeve evropiane, sidomos pas dështimit të fundit për të marrë rekomandimin për heqjen e vizave, si pasojë që ishin edhe 8 pika, të cilat mekanizmat përgjegjës nuk arritën t’i plotësojnë tërësisht.

Këshilli Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të përqendrohet në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse të domosdoshme për të përmbushur detyrimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. “Vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet përmirësimit të sundimit të së drejtës, duke përfshirë edhe pavarësinë e gjyqësorit. Kosova duhet të intensifikojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shënojë një sërë rezultatesh të ndjekjeve penale të suksesshme në raste të profilit të lartë. Reforma të rëndësishme, të tilla si reforma zgjedhore dhe reforma e administratës publike, duhet të ndërmerren si prioritet”, janë rekomandimet e KE-së për Kosovën./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.