ARKATANA

Me krijueset tona, Shqipe Husaj e nderoi Agim Ramadanin…

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shqipe Husaj ka bërë emër në jetën e përkthimit të veprave letrare. Ajo çdo ditë po hapëron dhe po ecën përpara me artin shpirtëror. Është intelektuale nga Peja. Ajo krahas jetës si mësimdhënëse, e do artin e përkthimit. Përkthimet e saja janë një “mjeshtri” e rrallë e artit. Ajo është përkthyese nga gjuha angleze. Thotë se, këtë “mjeshtri” e ka mësuar nga përkthyesit e mëdhenj, të cilët veprave të tyre letrare u kanë dhënë “shije” joshëse për lexuesit.

Shqipe Husaj me kohë ka mbaruar studimet e rregullta për gjuhë angleze në Prishtinë. Por, me kohë ka filluar të merrej me përkthimin e veprave letrare. Përkthimin e ka në zemër të punës. Kjo punë e saj vlerësohet lart, për faktin se komunikon me krijuesit e botës së artit. Por, ajo që I dha emër kësaj vashe të re nga Peja, është përkthimi i veprës “Një jetë tjetër” të Agim Ramadanit.

Këtë vepër Shqipeja jo vetëm e përktheu bukur, por shkriu talentin e saj prej përkthyeses. Ajo, duke njohur mirë dëshmorin e kombit, Agim Ramadanin, jo vetëm si luftëtar, piktor, por edhe si njeri i artit letrar, mori gëzimin e “fortë” për ta përkthyer veprën e tij “Another life” (Një jetë tjetër) nga gjuha shqipe në gjuhn angleze. Këtë e bëri vetëm për ta nderuar dhe për ti dhënë më tepër “fuqi” djaloshit më të mirë të Karadakut që në historinë e kombit shqiptar.

Ky hero ka mbetur i “gjallë” si luftëtar i lirisë, por edhe i arti poetik. Kjo zatën ishte “etja” e saj për ta nderuar dhe për ta afirmuar Agimin me vlerat e tij shumëdimensionale.

Mobi Casa

Me këtë rast, Shqipe Husaj u shpreh: “Ajo që më shtyri që ta përkthej veprën e Agimit, në radhë të parë, ishte obligimi im moral që e ndjeja ndaj atdheut dhe ndaj heroit të kombit në fjalë. Agimi ishte e mbeti heroi ynë i madh i kombit shqiptar. Si i tillë, ai meriton të përkthehet dhe të vlerësohet. Me këtë rast, ky kontribut imi është si një pikë uji në detin e madh. Unë Agimin e kam njohur më tepër si luftëtar, por nuk e kam njohur aq si njeri i penës. Vonë mësova për djalosh trim e krijues arti. Duke i lexuar poezitë aq të bukura të tij, kuptova se ai ishte një gjeni me vlera. Në vepër e “takova” shpirtin e vërtetë të poetit e trimit të Karadakut jetik të Idriz Seferit. Është kjo një vepër testament i luftëtarit të lirisë, vepër e rrallë poetike Agimit.

Vepra “Another life” (Një jetë tjetër) e Agimit është një simbolikë e thellë e artit. Ajo (vepra) “rrëfen” jetën e Agimit, por atë jetë “tjetër” larg Kosovës, larg familjes. Dhe, ky rëndim i mallit dhe i peshës së robërisë, poetin e bëri të këndojë thekshëm për Kosovën: ”Për një pikë ujë Kosove…”. Janë këto kushtrime të fuqishme të Agimit, të cilat i kam përkthyer me përkushtim të madh. Vargu është i qartë dhe s’ka ngathtësi të shprehjes. Edhe vlerësuesit tjerë e kanë çmuar përkthimin tim. Është ky një mund e zanat që kërkon profesionalizëm. Unë e dua gjuhën angleze, por e dua edhe gjuhën tonë. Me anë të kësaj vepre të përkthyer kam dashur ta prezantoj Agimin si poet dhe njohjen e kulturës sonë në botë. Ajo që është veçantë tek vepra e Agimit, është fakti se vargjet e këtij poeti dëshmor përputhen me jetën reale.

Agimi kaloi nga jeta në vdekje dhe, njëkohësisht, nga vdekja në jetën “tjetër”. Kjo është ajo jeta e tij artistike, e cila i ka dhënë kuptim jetës së tij. Jam munduar ta ruaj “freskinë” e frymëzimit të poetit – dëshmor, që dinte t’i bashkojë si armët me artin…Kur e pyetëm këtë përkthyese se cilat janë planet e saj në të ardhme, ajo u shpreh: “Jeta nuk është pa plane apo projekte. Unë jam ligjëruese e gjuhës angleze në Pejë – Kosovë, por një jetë “tjetër” e kaloj me përkthimin e veprave letrare. Gjer më tani kam përkthyer video filmin nga familja amerikano-shqiptare Cooper “Pasioni i lindjes së zjarrtë” si dhe veprën “Natyra e Rugovës, një pasuri e kthyer përmbys”.

Edhe pas kësaj “jete”, unë nuk rri duarkryq. E dua leximin, por edhe përkthej e shkruaj. Kjo më është jeta ime, e cila kalohet me libra, përkthime e me arte të tjera. S’ka më bukur se të merresh me artin e përkthimit. Aty jeton dhe e gjen vetën…Unë jam munduar ta nderoj figurën e Agimit të lirisë. Veprës së tij i kam dhënë gjak dhe jetë…”. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.