FIDANISHTJA

Me korrupsion e krim nuk na i heqin vizat

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Heshtja e ekspertëve të Evropës flet për mosplotësim të kritereve.

Selmani: Institucionet e shtetit kanë dështuar t’i arrestojnë peshqit e mëdhenj

“Liberalizimi i vizave varet kryekëput nga përparimi që bën Kosova në luftimin e krimit dhe korrupsionit, aspak nga disponimi i BE-së. Zyrtarët e Kosovës po mundohen ta fshehin këtë fakt. Arsyeja është se ata janë vetë aktorë të një korrupsioni galopant, i cili sot nuk gjendet në asnjë vend të Evropës”, u shpreh deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”

UBT

Ndonëse Ekipi i ekspertëve të Evropës për vizat ishte në Prishtinë, më 17 dhe 18 mars, qëndrimi dhe largimi i këtij ekipi u përcoll në heshtje, pa ndonjë paraqitje dhe deklarim publik të përbashkët me zyrtarë të institucioneve të shtetit të Kosovës, për të dhënë një opinion rreth të gjeturave dhe konstatimeve të tyre.

Sjellja e tillë e të dyja palëve, sipas përfaqësuesve politikë dhe njohësve të kësaj fushe, po cilësohet si një paralajmërim i radhës dëshpërues për qytetarët e Kosovës, sepse kjo heshtje do të thotë se nuk ka sinjale pozitive, që kosovarët ta marrin liberalizimin brenda këtij viti, sikur po mashtrohen herë pas herë nga zyrtarët e institucioneve të shtetit.

Kjo situatë vlerësohet negative, meqë, sipas të gjitha gjasave, ekspertët e BE-së nuk kanë parë gatishmëri të këtij pushteti për forcim të sundimit të ligjit, për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kryefjala e kërkesave të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që pushteti aktual akoma “nuk e kupton” se alfa dhe omega për të marrë besimin e BE-së është sundimi i fortë i ligjit e shtetit ligjor, që është pika më e dobët e këtij pushteti korruptues, që e ka kapur shtetin. Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka pohuar se përpjekja e Qeverisë së Kosovës është që vlerësimi pozitiv, përgjigjja pozitive dhe data, gjithsesi të merren gjatë këtij viti, pasi, sipas tij, institucionet e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, që ndërlidhen me procesin e vizave dhe nuk ka ndonjë pengesë shtesë, që do të duhej zvarritur tutje këtë proces. “Po punojmë në atë drejtim, që sa më shpejt të bëhet liberalizimi i vizave. Qytetarët e vendit e meritojnë një vendim të tillë dhe tashmë BE-ja është e vonuar në këtë aspekt”, tha zv.ministri Ramadan Ilazi për “Kosova Sot”.