Fundamenti

Me kolegët e ka! Kujt t’i djegë le ta mbajë këtë thumb të Ronela Hajatit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nuk e dimë me kë e ka saktësisht, por Ronela Hajati sapo hodhi një thumb (shumë të vërtetë) në rrjete sociale.

Me siguri e keni vënë re edhe ju që kur paralajmërohet me të madhe një bashkëpunim apo projekt solo që “do të bëjë namin”, në fakt del diçka që nuk i përmbush pritshmëritë tona.

Këtë e ka shprehur edhe vetë Ronela në një postim në InstaStory, ku thumbon kolegët në muzikë, pa dhënë më shumë detaje.

“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet “gjigante” apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ever? Hmm”- shkruan ajo, duke na bërë kuriozë të dimë me kë e ka.

Hidromorava

Në postimet e saj në InstaStory, këngëtarja ka treguar më herët se i ka gati këngët e saj të reja për këtë vit, ndërsa na ka dhënë edhe detaje për këngën e parë që do të publikojë.

Projekti i saj i ri do të titullohet “Rron”, siç shkruan ajo në InstaStory dhe mezi po presim ta dëgjojmë!

Më herët, Ronela ka treguar se kënga e parë do të lançohet më 15 mars, pa dhënë më tepër detaje dhe ne jemi të gjithë sy e veshë!

Gjithashtu, këngëtarja ka bërë me dije se 4 këngë i ka gati, ndërsa 3 të tjera janë duke u punuar. Madje, me humor ajo është shprehur se do të publikojë aq shumë këngë, sa do të na bëhet si “pullë poste”, ndërsa ne mezi po presim të na bëhet e tillë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.