Me këto ushqime u bëni ballë të gjitha viruseve
MANDARINA
Kur fillon shitja e tyre, e dimë se vjeshta ka arritur. Janë të pasura me vitamina C, prandaj kjo agrume përdoret në sezonin e ftohjeve dhe gripit, e pasi e përshpejton metabolizmin, konsiderohet si ushqimi i duhur për heqjen e kilogramëve.
MOLLËT
Vjeshta e vonë është e paimagjinueshme pa pemën më të njohur vjeshtore – mollën. Ka shumë lloje, derisa të gjitha janë të shëndetshme, e në popull njihet fjalia: një mollë në ditë dhe mjekut nuk ia shihni sytë. Ndikon në imunitet, përbën ujë, është e pasur me fibra dhe aleat në tretje.
PORTOKAJTË
Kur në vjeshtë dhe dimër na konsumohet një ushqim i grimcuar, shpesh në listë gjendet pikërisht kjo pemë. Bëhet fjalë për portokajtë, që janë të pasur me vitamina C dhe shumë ujë, derisa janë të pasura edhe me mineralet: kalcium, kalium dhe magnez. Kalciumi ruan eshtrat, e kaliumi ruan sistemin nervor dhe indet muskulore.
SHEGA
Edhe pse pastrimi i saj nuk është aktiviteti më i preferuar, shega është një nga ushqimet më të mira që mund ta konsumoni këtë periudhë vjeshtore. Pos se ndikon pozitivisht në imunitet, përmirëson gjakrrjedhjen derisa sikurse bananet ndikojnë edhe në disponim. Shega është e pasur me fitkomeikate.
LAKRA
Kjo perime e gjelbër është e preferuar gjatë vjeshtës dhe dimrit. Jo vetëm se mund të përfshihen në gjellët me mish, por ofron edhe shumë veti të dobishme për shëndetin. E freskët apo turshi përmban shumë vitamina C, madje ia kalon portokajve. Është e pazëvendësueshme në forcimin e imunitetin.
(Kosova Sot)


