Eko Higjiena

Me këto ushqime rriteni përqendrimin dhe energjinë

/ 2 minuta lexim

Nëse se ju pret ditë e rëndësishme në punë, apo thjesht natën e kaluar keni ngelur në ndejë deri vonë dhe pak keni fjetur, këto artikuj ushqimor do të bëjnë të ‘vloni’ nga energjia dhe do të jeni më të përqendruar se kurrë më parë.

Uji: Ndjeni që truri po ju punon më ngadalë? Nëse natën e kaluar keni konsumuar alkool, atëherë kjo është arsyeja. Truri përbëhet nga 80 për qind ujë, ndërsa për alkoolin dihet që ‘e than’ trurin. Që të rregulloni gabimin dhe të përshpejtoni aktivitetin e trurit, konsumoni sasi të madhe të ujit.

Vezët: Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit. E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do ju ndodhë të harroni për takim apo të dërgoni ndonjë e-mail të rëndësishëm.

Çaji: Relaksohuni me një filxhan të çajit të nxehtë. Ai ndihmon në mbrojtje të organizimit nga lodhja dhe rregullon përqendrimin. Kjo veçanërisht është për çajin e gjelbër, sepse është i mbushur me antioksidues.

Uji Dea

Portokalli: Derisa e hani portokallin për shujtë, me lehtësi do të tejkaloni problemin që ju ndal në punë. Ky frut është i pasur me vitaminë C i cili rrit shpjeteshin e trurit dhe aftësitë motorike.

Çokollata e zezë: Çokollata është e mbushur me flavanola të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe që paraqesin shkëputjet e prodhimit të endofrinës- ngritjes së disponimit.

Spinaqi: Mos lejoni që inteligjenca juaj të humb me vjet. Vitamina K në fletët e perimeve ruan funksionin e trurit, prandaj ‘hidhuni’ sa më shpejtë në këto fletë të gjelbra.