UBT

Me këto ushqime mund të humbni peshë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në shumicën e dietave numri dhe sasia e ushqimeve që konsumohet është e pakët.

A dëshironi të dobësoheni duke ngrënë më shumë?

Zgjedhja e ushqimeve me kalori të pakta do t’iu ndihmojë të dobësoheni dhe të kontrolloni urinë tuaj.

Dietat e dobësimit të planifikuara mirë përdorin konceptin e intensitetit të energjisë për të mundësuar dobësimin dhe ruajtjen e kësaj peshe për një kohë të gjatë.

Intensiteti i energjisë është numri i kalorive të gjendura në sasinë e një produktit specifik, transmeton “Zeri.info”.

Kjo do të thotë se edhe te një pjesë e vogël e ushqimeve të pasura me këtë intensitet ka shumë kalori. Dhe anasjelltas, në shumë produkte të pasura me një intensitet të ulët energjie ka më pak kalori.

Nëse dëshironi të dobësoheni, objektivi juaj duhet të jenë produktet me intensitet të ulët energjie.

Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me pak kalori. Rrushi i thatë dhe rrushi natyral është një shembull i mirë.

Rrushi i thatë ka një intensitet të lartë energjie dhe një tas me rrush të thatë përmban 434 kalori, ndërsa rrushi si frut ka intensitet të ulët energjie dhe një tas me rrush përmban 104 kalori.

Tre faktorë përcaktojnë intensitetin e energjisë së ushqimeve:

Uji

Shumë fruta dhe zarzavate përmbajnë shumë ujë. Por, uji shton vetëm peshën e frutit, nuk shton kalori. P.sh 90 % e grejfrutit është ujë. Gjysmë grejfruti përmban vetëm 39 kalori. Edhe karota e freskët përmban 88 % ujë. Një gjysmë tasi me karota përmban 25 kalori.

Fibrat

Produktet e pasura me fibra zgjasin kohën e tretjes së ushqimit dhe do t’iu ngopin me pak kalori. Shembulli klasik i këtyre janë frutat, zarzavatet dhe drithërat.

Yndyra

Ka një intensitet të lartë energjie. Shikuar nga sasia e kalorive një lugë çaji me gjalpë është e barabartë me dy tasa brokoli. Shumica e frutave dhe zarzavateve nuk përmbajnë shumë yndyrë.

Mobi Casa

Ndërsa produktet e qumështit dhe lloje të ndryshëm mishrash apo produktet të cilave u shtohet yndyrë përmbajnë shumë kalori.

Intensiteti i energjisë dhe piramida e ushqimit

Nuk është aspak e lehtë të ndryshosh stilin e jetesës dhe mënyrën e ushqyerjes por është i lehtë krijimi i një plani ushqyes duke përdorur konceptin e intensitetit të energjisë. Për të kuptuar intensitetin e energjisë së ushqimeve mund të shfrytëzoni kategoritë e piramidës së kilogramëve të shëndetshëm.

Zarzavatet

Shumë zarzavate përmbajnë pak kalori por peshojnë më shumë. P.sh për të konsumuar më shumë sallatë jeshile, bishtajë, brokoli dhe kungull përdorni brumëra me zarzavate të shtypura në vend të soseve me djathë apo yndyrë, përcjell “Zeri.info”.

Pakësoni sasinë e mishit në pjatë dhe shtoni porcionin e zarzavateve. Ndërmjet vakteve mund të hani zarzavate të freskëta.

Frutat

Pothuajse të gjitha frutat janë të shëndetshme. Frutat e freskëta, të ngrira apo konserve janë të mira nëse nuk u shtohet sheqer. Por lëngjet e frutave dhe frutat e thata janë të pasura me intensitet të lartë energjie.

Karbohidratet

Karbohidratet gjenden te drithërat, orizi, buka dhe brumërat. Drithërat janë zgjedhja më e mirë, sepse janë të pasura me fibra dhe kanë vlera ushqyese. Konsumoni bukë të përgatitur me miell gruri, brumërat me miell gruri, elbin dhe orizin ngjyrë kafe.

Proteinat

Proteinat dhe produktet e qumështit janë me natyrë bimore dhe shtazore. Zgjedhja më e mirë për sa u përket produkteve me intensitet të ulët energjie janë produktet me shumë proteinë dhe pak yndyrë, kalori. Këta janë fasulja, bizelja, thjerrëzat, peshku, mishi i bardhë pa lëkurë, produktet pa yndyrë të qumështit dhe e bardha e vezës.

Yndyra

Edhe pse përmbajnë shumë energji një pjesë e yndyrave janë më të shëndetshme. Produktet me lëvozhgë të fortë, yndyrat bimore dhe vaji i lirit janë yndyra të shëndetshme.

Ëmbëlsirat

Ashtu si yndyrat edhe ëmbëlsirat kanë një intensitet të lartë energjie. Por, ëmbëlsirat e përgatitura me produkte qumështi të payndyrshme dhe me fruta janë më të shëndetshme. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.