Me këto ushqime do të jeni në top-formë

Ushqimet, të cilat do t’i prezantojmë më poshtë, duhet të bëhen sa më shpejt pjesë e ushqimit tuaj të përditshëm në mënyrë që të jeni të shëndetshëm dhe të keni një trup të hollë dhe të formuar. Metabolizmi i shpejtë është hapi i parë drejt shëndetit të mirë, thotë Lisa Lin, një specialiste e ushqimit.
Programi dietik i saj është i bazuar në ushqimet energjetike që përshpejtojnë proceset metabolike dhe ju do të jeni gjithsesi të shëndetshëm. Ne ju sjellim rekomandimet Lin, që përfshin një listë të përgjithshme të ushqimeve, tretës më të mirë të kalorive që përshpejtojnë metabolizmin tuaj.
Molla e gjelbër: Molla e gjelbër është ushqimi i parë dhe thelbësor që siguron funksionimin e duhur të metabolizmit tonë. Pra vetëm përpara, hani molla për çdo ditë. Vëzhgoni metabolizmin tuaj si një makinë – ju do të “ndizni” atë që të fillojë të punojë. Çdo ditë duhet të hani së paku një mollë dhe koha më e mirë është rreth orës 15:00 – kjo është koha kur trupat tanë janë gradualisht të ngadalshëm për të vepruar. Mos e harroni thënien: Një mollë në ditë dhe mjeku juaj nuk është i nevojshëm.
Peshku i bardhë: Sa më i lehtë, sa më i bardhë peshku aq më mirë për metabolizmin tonë. Peshku që është aq i bardhë dhe i butë i cili thjesht të shembet nën pirun është më i mirë. Për shkak të kësaj karakteristike ai siguron tretje të mirë.
Mish pule: Mishi i pulës është një zëvendësues i mirë i peshkut. Nuk përmban aq shumë proteina si peshku, por ende është një zgjedhje e mirë kur dëshironi të përshpejtoni metabolizmin tuaj.
Perime të gjelbra: Lakra jeshile, sallata jeshile dhe spinaqi janë djegësit më të fortë të yndyrës dhe lirisht mund të themi që janë edhe më të mirë se sa brokoli.
Vitaminat: A, B, C, D
Proteinat: 69g
Mineralet: Zink, hekur,