Mobi Casa

Me këtë demarkacion kufiri s’do të jetë i qetë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka bërë me dije se kundërshtimi i kësaj marrëveshje me votë do të ishte njerëzore dhe etike. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero dhe të rinegociohet. “Mendoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bënin shumë njerëzi për këtë vend nëse do ta kundërshtonin këtë marrëveshje. Mosvotimi i demarkacionit nuk është gjë e mirë vetëm për Rugovën, për Potgorin apo për rrafshin e Dukagjinit, por për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Kjo çështje duhet të kthehet përsëri në pikën zero, të formohet një komision tjetër i ekspertëve nga këto fusha dhe të thirret Mali i Zi që të rinegociohet kjo marrëveshje”, ka thënë Rugova.

Ai ka paralajmëruar se nëse ratifikohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi në këtë mënyrë, ky kufi nuk do të jetë kurrë i qetë. “Nëse këta e shtyjnë përpara këtë çështje dhe e kontrabandojnë ashtu siç e kanë në plan duke i dhënë favore të mëdha Listës Serbe, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se ai kufi nuk do të jetë kurrë i qetë. Ose fshatrat Haxhaj, Kuqishtë, Bogë, duhet ta lëshojnë atë territor dhe ta marrë krejt Mali i Zi”, ka thënë Rugova.

ARKATANA

Ai ka shprehur frikën e tij se për ratifikimin e kësaj marrëveshje deputetët mund të shantazhohen në mënyra të ndryshme. Sipas Rugovës, deri më tani kjo formë e bindjes së deputetëve është treguar e suksesshme. “Siç dihet, deputetët shantazhohen në mënyra të ndryshme. Dikush shantazhohet me favore e dikush me gjëra të tjera. E kemi edhe rastin më të freskët të Alma Lamës, e cila ishte prej deputetëve më të zëshëm, por ia dhanë postin e ambasadores në Romë dhe tash ajo u shukat. Ekzistojnë edhe mënyra të tjera për t’ua ndryshuar mendjen deputetëve, duke ua punësuar djalin, vëllanë apo dikë të familjes”, është shprehur Rugova.

Rugova e ka kritikuar punën e komisioneve qeveritare për mosprofesionalizëm dhe padituri në çështjen e demarkacionit. “Komisioni që ka formuar Qeveria e Kosovës nuk ka lidhje me çështje kufitare. Hivzi Islami, i cili e ka udhëhequr komisionin e fundit, është demograf dhe nuk merr vesh në këtë punë. Pastaj Tomor Qela është i blerë prej Qeverisë, sepse 500 mijë euro ka marrë tender prej shtetit”, është shprehur Mujë Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.