Mobi Casa

Me kërkesë të Prokurorisë sekuestrohen mjete shpërthyese në Ranillug

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në Komunën e Ranillugut.

Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese:
• 2 (dy) armë të gjata AK 47,
• 2 (dy) armë të gjata gjysmë automatike,
• 142 (njëqindekatërdhjetedy) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
• 6 (gjashtë) karikator të zbrazur të armës AK 47,
• 1 (një) vaj për lyerje të armës,
• 21 (njëzetenjë) mbajtës municioni,
• 2 (dy) motorolla të ish policisë,
• 1 (një) jelek të ish policisë,
• 1 (një) litar për lyerje të armës,
• 4 (katër) granata dore,
• 1 (një) sprej lotsjellës, si dhe,
• 2 (dy) shirita banderola RKS për barna.

Uji Dea

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje thuhet në njoftimin e prokurorisë./rajonipress/