UBT

Me kërkesë të Mustafës auditohet sektori i tatimit në pronë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa tha për rajonipress se auditimi në sektorin e tatimit në pronë është bërë me vendimin e tij pasiqë është konstatuar se ka ngecje të konsiderueshme në nëntëmujorin e këtij viti , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit ta kaluar.

Dikur ishte kampion edhe në Kosovë. Sektori i tatimit në pronë ka filluar të ulë të hyrat dhe inkasimin dhe kjo ka ndikuar që kreu i Komunës Qemajl Mustafa të kërkojë nga auditori i brendshëm të bëjë një analizë dhe një hulumtim nga ana e këtij mekanizmi për të parë shkaqet pse sollën deri tek kjo rënie.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se auditimi në sektorin e tatimit në pronë është bërë me vendimin e tij pasiqë është konstatuar se ka ngecje të konsiderueshme në nëntëmujorin e këtij viti , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit ta kaluar.

Mustafa tha se auditori do t`i konstatojë të metat të cilat do të mundohemi shpejtë t`i eliminojmë. “Kryesorja ka defekte sepse jemi prapa në inkasim te tatimi në pronë” tha Mustafa.

Kurse Nuhi Nuhiu drejtor për financa tha se është e vërtetë se do të kryhet auditimi i cili ka për qëllim të shoh të metat, pengesat dhe shkaqet pse sollën deri tek rënia e inkasimit. Nuhiu tha se ky auditim është i rregullt-normal dhe ka për qëllim të nxjerrë rekomandimet dhe analizat se si do të veprohet në të ardhmen.

Mobi Casa

Kurse Arben Mehmeti nga LDK-ja thotë se problemi i mos zhvillimit ekonomik të Komunës është rezultat i inkasimit jo të mirë. ”Qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike, nuk kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik meqë jemi një komunë transit i fitimit, por që ky fitim nuk ndikon në zhvillimin e qytetit” mendon Mehmeti.

Sipas Mehmetit vetë fakti që bizneset më të mëdha janë jashtë Gjilanit dhe fakti tjetër që në këtë gjashtë mujor kemi mbyllje të shumë bizneseve të vogla si rezultat i konkurrencës së madhe nga bizneset e mëdha , është një faktor dhe tregues i inkasimit jo të mirë.

Mehmeti mendon se edhe faktorët e tjerë si ligji jo adekuat, udhëzimet administrative jo adekuate, jo transparenca e komisionit të ankesave, burokratizmi i tepërt i zyrtarëve etj. Mehmeti përkrah Mustafën që të auditohen financat sepse një auditim serioz e ndihmon shërbimin për punë më të mirë kurse auditimet tendencioze e dëmtojnë imazhin e shërbimit dhe të zyrtarëve të saj sepse në komunë kemi disa shërbime që kanë probleme në ushtrim të përgjegjësive në harmoni me ligjin.

Mehmeti mendon se në këto shërbime e drejtori ku ka ngecje duhet të bëhen auditime urgjente edhe pse tek sektori i tatimit në pronë mendon se aty vetëm duhet angazhim më i madh për inkasim kryesisht nga bizneset e mëdha duke i trajtuar drejtë të gjithë pa dallim dhe duke mos i trajtuar politikisht tha Mehmeti./rajonipress/