Me kë e ka Yllka Gashi?!
Aktorja kosovare Yllka Gashi ka kohë që nuk është dhe aq aktive në fushën e aktrimit. Mirëpo artisja në fjalë, është më se aktive në rrjetin e saj social Instagram. Fitnesi është bërë trend kohëve të fundit në vendin tonë, veçmas janë yjet e estradës sonë të cilët çdo ditë në rrjetet e tyre sociale postojnë fotografi kinse po ushtrojnë. E, pikërisht për këtë Yllka ka shkruar dhe një status në Facebook-un e saj, transmeton Tribuna.
“Ju qe po boni check in neper gym-a, aman, ushtroni bile e definoni diqysh ata muskuj te shkrete se s’po ka kuptim kur po ju shohim live me pa rezultatin e burekut e jo te gym-it” ka shkruar aktorja Gashi.
Sidoqoftë nuk e dimë se kujt ja ka dedikuar ajo këtë status./Gazeta Tribuna/


