Eko Higjiena

“Më ka befasuar Rrahmani, isha skeptik për të”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Sasa Bjelanovic e pranon se nuk kishte pritur që Amir Rrahmani do të arrinte në këtë pikë të karrierës.

Futbollisti kosovar, pas eksperiencave në futbollin e këtushëm dhe në Shqipëri, e kishte vazhduar karrierën në Kroaci, duke luajtur për Lokomotiv dhe Dinamo Zagrebin.

Verën e kaluar ai iu bashkua Veronës dhe paraqitjet mbresëlënëse që i bëri në Serie A bënë që në janar kartonin e tij ta blinte Napoli, shkruan Gazeta Express.

E drejtuesit e gjigantit kroat kanë mbetur gojëhapur me përparimin e shpejtë të përfaqësuesit kosovar, por edhe ata të klubeve të tjera kroate.

KKVITI

Madje, drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Sasa Bjelanovic e pranon se nuk besonte se qendërmbrojtësi do të ketë sukses në karrierë.

“Në të kaluarën kam qenë skeptik për Rrahmanin. Nuk e kam pritur kurrë një eksplodim të tij. Prezenca e trajnerit të Veronës, Juric ka qenë mjaft e rëndësishme për të. Ka dëshirë të madhe të punojë dhe të vihet në dispozicion. Jam mjaft i lumtur dhe i kënaqur me atë që është duke e bërë. Kjo demonstron se në futboll nuk duhet të japësh gjykime para kohe, duke e pasur parasysh që sezonin e ardhshëm do ta shohim në Napoli”, deklaroi Bjelanovic në programin italian “Taca La Marca” në “Radio Musica Television”.

Së bashku me bashkëkombësin e tij, Marash Kumbulla, Rrahmani e ka përbërë një dyshe të pakalueshme këtë sezon në mbrojtjen e Veronës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.