UBT

Me joprofesionalizëm e arrogancë kundër arsimit gjilanas

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Nuhi Ismajli – (Reagim ndaj shkrimit: “Rregullat e aplikuara këtë vit kanë shmangur diskriminimin e nxënësve”, të autorit Nazmi Rapuca, www.rajonipress.com, më 16 shtator 2012).

Nëse një veprimtari e prish diçka, në radhë të parë, ajo që e prish në mënyrën më të tmerrshme, është pikërisht joprofesionalizmi. Këtë gjë duhet ta ketë gjithnjë parasysh ai i cili merret me një veprimtari të caktuar. Të merresh me një veprimtari, për të cilën nuk ke asfarë përgatitjeje, domethënë, vetë të dëshmohesh faqe botës injorant i madh, dhe një i tillë që, qëllimisht, do të sjellësh dëme në shoqëri. Bindja e parë që formuam gjatë leximit të shkrimit: “Rregullat e aplikuara këtë vit kanë shmangur diskriminimin e nxënësve”, ishte pikërisht kjo, se autori i shkrimit të përmendur, nuk i takon sferës së arsimit, se nuk ka formim të duhur për t’u marrë me çështjet e arsimit, ndërsa ajo që ai i sjell arsimit mund të quhet vetëm dëm i qëllimshëm dhe asgjë tjetër.

Jo vetëm njëherë është thënë se nuk duhet lejuar formimi i klasave të para, të cilat, në ndonjë mënyrë, paraqesin shprehjen e kastave të ndryshme shoqërore. Kësaj dukurie shkolla e ka pasur dhe e ka për detyrë t’i kundërvihet dhe të mos e lejojë në asnjë mënyrë.
Pengimi i formimit të paraleleve të papranueshme në pikëpamje shoqërore, nuk duhet të jetë shkak që t’u mohohet e drejta fëmijëve të zgjedhin mësuesin-en dhe paralelen, ku duan të mësojnë. Është tirani e vërtetë, që me ligje tejet të ngurta, t’ia mohosh fëmijës të drejtën që ai të zgjedhë se me kë dhe ku do të mësojë.

Tani është tjetër kohë dhe nxënësit nuk mund t’u nënshtrohet ligjeve të sistemeve shoqërore të para disa shekujve.

Në botën e përparuar fëmija ka edhe më shumë të drejtë sesa vetëm të kërkojë mësuesin-en dhe paralelen e caktuar. Prandaj, duam të themi se, N. Rapuca që, në bazë të asaj që shkruan, duket se nuk i takon fare sferës së arsimit, pra nuk i njeh fare punët e kësaj fushe, është më mirë të merret me veprimtarinë e vet e të mos humbë kohë me punët e të tjerëve. Ajo që është e dobishme të kuptohet në këtë rast, është fakti, se të ashtuquajturat “rregulla”, për pranimin e nxënësve, në klasën e parë të fillores, nuk kanë shmangur, po, përkundrazi, kanë sjellë pikërisht diskriminimin e nxënësve.

FIDANISHTJA

Ata që punojnë në sferën e arsimit e kanë shumë të qartë se mund dhe duhet të pengohet formimi i paraleleve, që nuk janë shprehje e interesave arsimore e shoqërore, në njërën anë, si dhe të lejojnë të drejtën e nxënësve për të zgjedhur mësuesin-en dhe paralelen, në anën tjetër. Pra, kjo është e mundshme dhe e mirë, kurse do të ishte e papranueshme që, për të penguar një lloj diskriminimi, të bëjmë diskriminimin tjetër.

Pengimi i fëmijëve për të zgjedhur mësuesin-en dhe paralelen është shprehje tipike e injorancës dhe diktaturës së pushtetit.

E konsideroj shumë tragjike fatin e atyre fëmijëve, të cilët, në moshën e tyre 6-vjeçare, paskan fatkeqësinë të ndeshën me gjërat më te tmerrshme: injorancën dhe diktaturën!
Kur merremi me çështjen e njeriut, të drejtën e tij, aq më tepër kur nuk na detyron askush, duhet ta frenojmë pak veten dhe të jemi pak më të arsyeshëm. Pra, Z. Rapuca, kush po të detyron të dalësh kundër të drejtës së fëmijëve, që të zgjedhin mësuesin-en e paralelen, kur nuk është kjo çështje jotja, nuk është profesioni yt?! Politika?! Egoizmi për të ushtruar pushtetin mbi të tjerët ?! Fëmijët nuk janë cungat e djegur të pyjeve tona, të cilët gjëmuan nga zjarri, tërë verën, dhe nuk u kujdes kush! As nuk po përgjigjet kush!

Prandaj, z. Rapuca, mos u brengos t`i për çështjen e diskriminimit të fëmijëve në shkollë! Mos u brengos as për ata që po u mohohet e drejta e shkollimit të lirë! E drejta e tyre është më e fuqishme se fuqia e atyre që caktojnë “rregullore” e bëjnë “reforma”, me aleatët: injorancën e diktaturën. Fëmijët, patjetër, do të fitojnë! Diçka tjetër, as që ka rëndësi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.