Eko Higjiena

Më jep faqen

/ 1 minutë lexim
HW

Poezi nga Avdush Canaj

Eco Higjiena

Babi i ka thënë mamit:
-Më jep syrin!
Mami është përgjigjur e buzëqeshur:
-Ani, shpirt!
-Më jep faqen!-ka shtuar babi.
Mami ka thënë:
-Ja ku i ke, diell!
Babi s`është ngopur. Ka kërkuar edhe më :
-Edhe buzët trëndafil
-Të qofshin falë, puhi vere!
-Edhe qerpikun…
-Merre,merre!
Dhe puth e puth, e puth!
E dini çka ka ndodhur pastaj?
Pastaj ka ardhur LUÇI,
do të thotë UNË- GUGUÇI
që tashti shkoj në foshnjore ashtu si ka hije,
shtëpia është bërë DET lumturie.
S`kam kohë më shumë,
ika me violinë.
Më presin lodrat atje nën tavolinë.
..
Nga libri Dallëndyshet e gjumit, tregime-roman, botoi SHB Asdreni, Prishtinë, 2011

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.