ARKATANA

Me iniciativën e Komunës së Gjilanit, donatorët ndihmojnë disa familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me iniciativën e Komunës së Gjilanit dhe në bashkëpunim me njerëzit e vullnetit të mirë, janë ndihmuar sot disa familje skamnore, të cilat vuajnë nga gjërat elementare për jetë.

Të martën kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, e shoqëruar nga Anvi Hamiti – përfaqësues i qumështores “Kabi” dhe zyrtarët komunal, ia kanë konfirmuar sot familjes Sahiti donacionin për qumësht për vitin 2015, sikurse edhe u është siguruar buka dhe pajisje higjienike për këtë vit.

Bunjaku Rexhepi, poashtu ka vizituar vëllezërit Hajrullahu dhe Hajdar Fetinci, të cilët disa donatorë të tjerë i kanë ndihmuar me të holla për ta përballuar sa më lehtë jetesën në kohë dimri.

Fundamenti

Duke falënderuar donatorët, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi është shprehur se prioritet i kryetarit edhe këtë vit është që ndihmohen familjet në nevojë, duke filluar nga ndërtimi i shtëpive, meremetimi, pagesa e qirasë, sigurimi i ushqimit etj.

Ndryshe, kryesuesja Bunjaku Rexhepi më 9 dhjetor të vitit 2014 ka vizituar familjen Sahiti, e cila ka katër persona me nevoja të veçanta dhe i ka premtuar kujdes me të gjitha kapacitetet komunale. Për më pak se një muaj, kjo tashmë u bë realitet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.