UBT

Më i pasur se Kryeministria

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pasuria e zëvendëskryeministrit të Kosovës Ramiz Kelmendit, është tri herë më e madhe sesa buxheti i Zyrës së kryeministrit për vitin 2017.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, aktualisht është zyrtari më i pasur në institucionet e shtetit e ku pasuria e tij e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) është tri herë më madhe sesa buxheti i Zyrës së kryeministrit për vitin 2017. Pasuria totale që vetë Kelmendi e ka deklaruar në AAK është më e madhe se 55 milionë euro. Kelmendi është pronar i rrjetit më të madh të supermarketeve thuajse në gjithë territorin e Kosovës “ETC”.

HW

Kelmendi për një kohë ishte zyrtar i lartë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të Ramush Haradinajt. Me premtimin se do ta marrë postin e zëvendëskryeministrit ai braktisi këtë parti dhe aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por pasi që edhe në këtë parti ai nuk e arriti qëllimin e tij të kamotshëm Kelmendi braktisi edhe këtë parti, ku për një kohë mbeti deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Por, së fundmi ai arriti qëllimin duke u bërë zëvendëskryeministër në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Kelmendi në formularët e AKK-së ka vetëdeklaruar se është pronar i një sipërfaqeje të madhe të tokës, vlera e së cilës, sipas tij, është 19 milionë e 403 mijë euro. Kelmendi po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi edhe objekte biznesore në vlerë prej 29 milionë e 787 mijë eurosh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.