Eko Higjiena

Me hudhra e kërpudha kundër gripit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate, të cilat i vrasin bakteret.

Sot shkenca dhe mjekësia kanë bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Në vazhdim do të paraqesim disa produkte, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit dhe ftohjes:

UBT

– Hudhra: Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate, të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të shkencëtarit David Grotto, nga Çikago, i cili i bazuar në studimet dietologjike ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj.

– Kërpudhat: Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri te koka apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës” përmbajnë beta-glukanë, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Sipas dietologut, David Grotto, kërpudhat janë vërtet edhe të shijshme nëse gatuhen siç duhen. /Zëri/