Hidromorava

Me gjyqtarë e prokurorë milionerë nuk arrestohen “peshqit e mëdhenj”

/ 5 minuta lexim

Pavarësisht deklarimeve pompoze të zyrtarëve të shtetit, për gjoja angazhimin më të përforcuar të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, analistët politikë dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit, vlerësojnë se në gjithë këtë zhurmë të madhe, janë gjithnjë “peshqit e mëdhenj”, ata që po falen nga drejtësia, pavarësisht se janë shumë prej tyre të involvuar në afera korruptive dhe krim të organizuar.

Falja e tyre madje është zgjedhur si metodë veprimi edhe përmes parashkrimit të lëndëve të ndryshme. Për këtë arsye është krijuar bindja se me këtë strukturë aktuale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale, nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit. Përderisa në Shqipëri, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar Vetting-un, i bashkon vetëm një arsye, pasuria e pajustifikuar, në Kosovë, sipas analistëve, gjyqtarët dhe prokurorët janë bërë milionerë duke shitur drejtësinë, nën urdhrat e mbështetjen e pushtetarëve të nivelit të lartë si dhe atë të nëntokës kriminalebiznesore.

VETTING-u, i pashmangshëm Sipas analistes së kësaj fushe nga instituti KIPRED, Ariana QosajMustafa, amnistimi i krimit dhe korrupsionit në mesin e jakave të bardha, siç jemi mësuar t’i emërtojmëpushtetarët, kryesisht po realizohet me parashkrimin e lëndëve. Ajo thotë se një proces VETTING-u në Kosovë pati filluar para atij në Shqipëri, por nuk dha rezultatet e pritura, prandaj duhet riaktivizuar tani shumë më seriozisht si pjesë e reformës në drejtësi. “Çështja e parashkrimit si taktikë e prokurorisë në krimet e profilit të lartë është çështje e raportuar edhe nga shumë organizata që merren me monitorimin e procesit të ndjekjes së rasteve të profilit të lartë. Fatkeqësisht, mungesa e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë ose së paku raportimi dhe presioni medial nuk ka rezultuar me reagime adekuate nga institucionet e drejtësisë. Procesi i Vetting-ut në Shqipëri ka filluar më vonë, meqë sistemi ynë i drejtësisë e ka filluar rishikimin e vet më herët, menjëherë pas pavarësisë. Mirëpo, rezultatet e dobëta në praktikë nga gjyqësori mbetet të rishikohet edhe njëherë kur do na duhet një proces i tillë. Reforma e tanishme, e filluar si rishikimi funksional i drejtësisë, duhet ta adresojë edhe këtë çështje urgjentisht”, tha Qosaj- Mustafa për “Kosova Sot”.

Uji Dea

Milionerët e drejtësisë Analisti politik, Florim Zeqa, vlerëson se, edhe pse në Kosovën e ditëve të sotme flitet shumë për institucione të pavarura, si asnjëherë më parë janë të përbashkuar rreth krimit të organizuar bartësit e institucioneve më të larta me institucionin e sistemit të drejtësisë, përkatë- sisht liderët partiakë dhe shtetërorë me prokurorët dhe gjykatësit e dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale. “Në Kosovë gjyqtarët dhe prokurorët janë bërë milionerë duke shitur drejtësinë, nën urdhrat dhe mbështetjen e pushtetarëve të nivelit të lartë, si dhe atë të nëntokës kriminale-biznesore. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme e treshes kriminale gjyqtar-prokuror-avokat, në disa raste është e barabartë me pasuritë e nëntokës kriminale dhe mafio-politikanëve dhe oligarkëve ekonomikë. Megjithatë, ‘peshqit e mëdhenj’ kanë arritur të krijojnë shifra marramendëse të milionave përmes zhvatjes së buxhetit të shtetit dhe gllabërimit të pasurive publike dhe private në vendin tonë”, u shpreh ai. “Me këtë strukturë aktuale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale, nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit dhe as arrestim të ‘peshqve të mëdhenj’, përderisa konfiskimi i pasurive qindra-milionëshe të dërguara jashtë vendit në ‘Parajsat Fiskale’ mbetet vetëm dëshirë dhe ambicie e qytetarëve të varfër të këtij vendi. Për të pasuruarit në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, më së miri u shkon kjo thënie italiane; “Non c’è animale piu cattivo dell’uomo che e senza legge”, që në shqip i bie; “Nuk ka kafshë më të keqe se një njeri që është i paligjshëm””, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Të verifikohen pasuritë e dyshimta Edhe analisti tjetër, njohës i së drejtës, Hidajet Ahmeti, thotë se është situatë e zymtë për drejtësinë kosovare, pasi sistemi i drejtësisë është kapur në mënyrëtë sofistikuar dhe orkestruar me strategji afatgjate, me qëllimin për ta marrë, për ta mbajtur e për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht. “Mbajtja e sistemit të drejtësisë nën kthetrat e politikës ka krijuar një gjendje anarkie në sistemin e drejtësisë, e cila po reflekton në vazhdimësi në moszhvillim ekonomik, pasiguri të investimeve nga jashtë, pasi në vazhdimësi janë selektuar rastet penale dhe duke amnistuar politikanët milionerë të pasluftës apo siç po quhen ‘peshqit e mëdhenj’. Përmes kësaj lidhje kriminale të gjyqë- sorit dhe ekzekutivit është ndërtuar një kategori shoqërore që përbehet nga një grusht njerëzish milionerë, kurse një pjesë tjetër i takon shtresës së mesme dhe tjetra shtresës së ulët”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)