FITORJA

Me farëra misri subvencionohen rreth 350 fermerë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rreth 350 fermerë në Gjilan janë subvencionuar me farë misri. Nazmi Rapuca, drejtor për Bujqësi, ka thënë se në këtë projekt kanë aplikuar 346 fermerë dhe të gjithë ata kanë përfituar farë misri, aq sa kanë pasur nevojë. “Qëllimi ynë është që përmes stimulimit të fermerëve, të ndikojmë që të mbillen sa më shumë sipërfaqe me misër, sepse mbjellja e misrit ka rëndësi strategjike”, thotë ai.

Misri paraqet bazën e ushqimit për të gjitha kafshët dhe deri diku merr pjesë edhe në ushqimet për njerëz. Në të njëjtën kohë, kështu nxiten fermerët për të mbjellë gjithmonë farë hibride dhe cilësore, pasi 40-50 për qind e rendimentit të misrit, varet pikërisht nga cilësia e farës.

Ka raste kur fermerët, qoftë për shkak kushteve ekonomike, qoftë për shkak të mosdijes për rëndësinë që ka fara, mbjellin farë merkantile, e cila nuk ka potencial gjenetik për të dhënë rendimente të larta.

FITORJA

Rapuca thotë se viteve të fundit, në rendimentet e misrit kanë ndikuar edhe thatësia ekstreme që ka mbretëruar gjatë tre muajve kryesor të verës, qershor, korrik, gusht, kur bima e misrit ka nevojë më së shumti për lagështi. Këto kushte klimatike kanë bërë që rendimentet e misrit të jenë tepër të ulëta.

Por, fermerët duhet të mbjellin gjithsesi misër, sepse është e pa mundur të arrihen suksese në fermat blegtorale pa silazh misri dhe pa misër kokërr. “Asnjëherë nuk jemi të sigurt se çfarë kushte të motit do të kemi në vitin vijues, por përgatitja e mirë e tokës, mbjellja me kohë, fara cilësore dhe zbatimi i masave adekuate agroteknike, garantojnë rendimente të kënaqshme të misrit edhe në vitet ekstreme të thata”, ka thënë Rapuca.

Një numër i konsiderueshëm i këtyre fermerëve, do të marrin edhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht do të subvencionohen me nga 125 euro për çdo hektar të mbjellë me misër. Qeveria e Kosovës, bujqësinë e ka radhitur ndër prioritetet e saj të rëndësishme, duke rritur fondet nga viti në vit, që do të thotë se për fermerët po vijnë ditë të mira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.