ARKATANA

Më Fal, Popull!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Migjen Kajtazi – Romanizimi si lëvizje kulturore ka ndër të tjera synimin e përdorimit të imagjinatës në kreativitetin e sajë. Utopia është një formë dhe një tjetër përfaqësim i një realiteti ideal dhe pa të meta pra një formë e përdorimit të imagjinatës. Fiksioni është një histori e të paraqiturit të një imagjinate e bazuar në fakte imagjinare për të krijuar te lexuesi, dëgjuesi apo shikuesi kur kemi të bëjmë për filma të fiksionit një realitet i bazuar në imagjinatën e krijuesit …

Të gjitha këto lëvizje apo forma e të shprehurit imagjinar më bën të shkruaj ketë shkrim sidomos duke u bazuar në realitetin që po mbizotëron në Kosovë.
Realitet i lidhur me Kosovën dhe për Kosovën.
Realiteti i hidhur i lidhur me qytetarët e sajë që morën rrugët e shpërnguljes masive me një pikënisje të ditur e me një pikëdestinimi të paditur po i caktuar në ndonjë shtet anë e kënd Evropës Perëndimore.

Eco Higjiena

Dhe në këtë optikë të imagjinatës sime paramendova e sidomos imagjinova një politikan të Kosovës që do kishte guximin që do ti kërkonte falje qytetarëve të sajë për këto arsye :
– që e bëri qytetarin e Kosovës të Ikë …
– që e bëri qytetarin e Kosovës ti humbë shpresa për ta shijuar lirinë
– që e bëri qytetarin e Kosovës të “gjynëzohet“para autoriteteve serbe
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos e shef të ardhmen e fëmijëve në vendë
– që e bëri qytetarin e Kosovës të ngulfatur nga mos zhvillimi
– që e bëri qytetarin e Kosovës të ndarë …
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos lidhet me tokën për të cilën ka luftuar
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos besoj në ata që kanë zgjedhur
– që ndikojë me mos punën e tij që antivlera të jetë si propozim i vlerës
– që ndikojë që mjeku të harroj betimin fisnor në shërbim të pacientit
– që ndikojë që ende policia të mos këtë sigurim jetësor
– që të ndikojë që të mos ketë ende ushtri
– që të ndikoj që tregtari të bëj politikën jo ditore po shumë vjetore të zhvillimit ekonomik të Kosovës
– që të ndikojë që mos ketë nisma afatgjate për pastrimin e Tokës dhe Ujërave të Kosovës që kanë vuajtur nga pushtete të ndryshme sa ka vuajtur populli shqiptar
– që të ndikojë që pasuria e Kosovës të jetë zgjedhje për qytetar e jo barrë e qytetarëve
– që e bëri qytetarin e Kosovës ….
– që të ndikojë ….
– që e bëri ….
– Që të ndikojë …

E në ketë frymë të imagjinatës, imagjinova politikanin shqiptarë që falënderon qytetarin e Kosovës që kanë ikur nga Kosova , e ketë ikje ndër të tjera e kanë bërë, duke mos dashtur të futet në luftë vëllavrasje se kjo ju propozuar si zgjedhje të problemeve nga politikanët….
E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon t`i jipet rasti edhe një herë të punojë për Kosovë e me Kosovë ….
E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon falje për të qenurit i dehur nga pushteti gjatë gjithë këto vite të pushtetit …
E imagjinova politikanin të bëhet burrështetas i Kosovës…./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.